Saturday, April 20, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniStojançe Angelov :Mund të ketë vëllavrasje (video)

Stojançe Angelov :Mund të ketë vëllavrasje (video)

Lideri i partisë ‘Dinjiteti”, Stojançe Angelov vlerëson se kryeministri Nikolla Gruevski nuk ka pasqyrë reale për atë se çfarë po ndodhë në shtet. Ai këtë përshtypje e ka pas takimit që para dite e realizoi me kryeministrin në kabinetin e tij. Angellov në emër të “Branitellave” kërkoi personalisht t’i thotë Gruevskit që të tërhiqet nga pozita, duke paralajmëruar se mund të ndodhë edhe “vëllavrasje”.

“I thashë se gjendja mes qytetarëve në Maqedoni është serioze se ekziston urrejtje e madhe dhe revoltë dhe se revolta dhe urrejtja duhet të zvogëlohen dhe kontrollohen sepse mund të vijë deri te përshkallëzimi i situatës dhe të ketë vëllavrasje. Kryeministri më dëgjoi por nuk e ndanë mendimin e njëjtë. Ai nuk mendon se gjendja në shtet është e këtillë. I propozova që për të mirën e Maqedonisë ai të tërhiqet nga pozita, të formohet qeveri teknike dhe pas 6 muajve të mbahen zgjedhje në të cilat nëse janë aq të sigurt se populli i do, le të dalin në zgjedhje dhe sërish le të fitojnë. Më falënderoi për sugjerimin, për këshillën, dhe përafërsisht kjo ishte tema e takimit tonë, Ai vlerëson se gjendja në shtet është normale. Unë nuk e ndaj mendimin e tij. Unë mendoj se është çështje dite kur ne mes vete do fillojmë të vritemi”, deklaroi Stojançe Angelov, “Dinjiteti”.

Çka mendon personalisht Gruevski për qëndrimet e Angellovit, tani për tani nuk kemi informata. Nga shërbimi për informim i Qeverisë nuk dolën me asnjë deklaratë apo informatë për takimin e zhvilluar. Sipas Stojançe Angellov, ky është takimi i parë i drejtpërdrejtë me Nikola Gruevskin pasi VMRO-DPMNE-ja erdhi në pushtet, edhe për kundër asaj se disa herë ka kërkuar takim.(video)

http://www.youtube.com/watch?v=57sgfrLSmAQ

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments