Thursday, April 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBotaSpitali zviceran e dërgon me plagë djaloshin shqiptar për në shtëpi, por…

Spitali zviceran e dërgon me plagë djaloshin shqiptar për në shtëpi, por…

Një histori me dy versione: Për shkak të një lëndimi në punë, shqiptari nga Zvicra Valon Ramadani ka shkuar në emergjencën e spitalit kantonal të Aaraut në Zvicër. Plaga e tij atje është mjekuar dhe lidhur, ndërsa pas kësaj, ai dërgohet në shtëpi. Pas dy operacioneve dhe amputimit, shqiptari 19-vjeçar ka kritikuar ashpër spitalin në fjalë. Mirëpo, spitali e ka argumentuar versionin e tij të ngjarjes, duke u bazuar në një detaj.

Valoni ka pasur të plagosur rëndë dy gishtërinj të këmbës së djathtë, ndërsa gishti i dytë i tij i është amputuar pjesërisht. Tashmë një javë, ai është i shtrirë në spitalin kantonal në Aarau dhe ka kritikuar ashpër mjekët kujdestarë.

Historia ka filluar me një plagë të hapur në këmbë. Atij i ishte bllokuar këmba në një ashensor i cili edhe e ka tërhequr gjatë orarit të punës. Bile edhe këpucët e sigurisë nuk kanë luajtur shumë rol, shkruan „Aargauer Zeitung“, përcjellë Shtegu.com. Me prindërit e vet, ai dërgohet në emergjencën e spitalit kantonal në Aarau.

Sipas dëshmive të tij, ai atje nuk ka marrë ndihmën që e kishte pritur. «Ata ma pastruan plagën dhe e lidhën. Më pas, mjeku i kishte thënë se gjithçka është në rregull dhe ai mund të shkonte në shtëpi, ka pohuar Valoni përmes TV TeleM1.

Nëna e Valonit, Safete Ramadani nuk ka mirëkuptim për këtë. Më me dëshirë do ta kishte parë të birin me plagë të hapur në spital. Por, mjeku i kishte preferuar medikamente të ndryshme dhe këshilla se plaga do të shërohej vetvetiu.

Pra, Valoni me prindërit e vet është kthyer në sdhtëpi me këmbë të lidhur. Aty nuk qëndruan gjatë pasi, pas 15 minutave plaga kishte filluar të derdhë gjak me të madhe, ka pohuar Safetja.

Ajo menjëherë ka thirrë në spital, prej nga i kanë thënë se Valoni duhet ta mbajë këmbën lartë dhe ta mbajë në akull. Safetja nuk ndjehet se është marrë seriozisht nga spitali dhe së bashku me Valonin kthehet sërish në emergjencën e spitalit. Brenda asaj nate, djali i saj operohet, njofton më tej Shtegu.com.
Ky është versioni i nënës së pacientit shqiptar. Nga ana tjetër, përgjegjësit e spitalit kanë dhënë informata të tjera. Ueli Bürgi, kryemjek i Qendrës për mjekësi emergjente, e mbronë spitalin kantonal dhe trajtimin ambulant: «Pacientit i është ofruar qëndrimi në spital». Por, babai dhe i biri kishin vendosur të ktheheshin në shtëpi dhe në rast të ndonjë problemi, të lajmëroheshin në spital.

Procedura e emergjencës, sipas Ueli Bürgi ka qenë korrekte. Një amputim tek 19-vjeçari ka qenë si opsion i fundit. «Pacienti ka qenë i ri dhe i shëndoshë, është pritur tendencë e mirë e rikuperimit», ka pohuar më tej Bürgi. Me pacientin është vendosur një koncept me terapi konservative, që do të thotë: Duhet pritur dhe vlerësuar se si do të reagojë plaga. (Shtegu.com)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments