Thursday, March 28, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionSPAHIU: TI DALIM ZOT EMRIT TË LASHTË ILIR MAQEDON

SPAHIU: TI DALIM ZOT EMRIT TË LASHTË ILIR MAQEDON


TI DALIM ZOT EMRIT TË LASHTË ILIR MAQEDON

Serbët e përvetsuan lahutën e malcisë, se nuk dijmë ti dalim zot historisë sonë. Ka tentime ta përvetsojnë edhe Nënë Terezën që ka emër e mbiemër kryekëput Shqip, e gjithashtu edhe Gjergj Kastriotin si figurë kolosale e kombit, sepse disa nuk dijnë të dallojnë fenë dhe kombin. Emri Maqedon është emër i fisit Ilir, e në shtetin e Maqedonisë së Veriut, Shqipëtarët janë ata qe duhet të mburren me këtë emër, por kjo nuk po ndodhë sepse njerëzit e zhytur në seriale televizive nuk kanë kohë të lexojnë histori. Edhe sllavet kanë histori të bujshme gjatë dyndjes prej Karpateve në Ballkan, por jo histori Iliro Maqedonase. TI DALIM ZOT EMRIT TË LASHTË ILIR MAQEDON, se në të kundërtën ne e mohojmë një pjesë të historisë sonë. Unë mburrem me historinë Iliro-pellazge që kam dhe gjithashtu për emrin e lashtë Ilir Maqedon. Aleksandri – Leka i Madh e ka pasë nënën Iliro-Pellazge dhe babain Helen. Ky është fakt që dëshmohet nga shumë historian të huaj, e jo nga katedrat historike të njëanshme vendore propaganduese. Shqipëtarët janë pasardhësit e tij më të denjë në Maqedoninë e Veriut. Gjithashtu flamuri i Maqedonisë së Veriut i dizajnuar në 1995 pas shpërbërjes së Jugosllavisë, rrjedh nga historiku i po atij fisi Ilir Maqedon nga kohët e Iliro-Pellazgëve dhe Ilirëve. Edhe Sllav edhe Maqedon nuk ka kuptim historik. Ose je Iliro-pellazg e Helen autokton në Ballkan ose je Sllav i ardhur në këto troje në shekullin e VII- nuk mund të jeshë të dyjat! Nuk paragjykoj, sepse që të dy prejardhjet edhe Ilire edhe Sllave kane histori të bujshme, por thjesht janë shumë të ndryshme.

I rrespektoj të gjitha nacionalitetet pa dallim që jetojnë në Maqedoni sepse nuk vuaj nga nacionalizmi irracional, mirëpo mbi të gjitha e rrespektoj historinë e popullit tim dhe më vjen mirë që nacionalitetet tjera në Maqedoni kanë akceptu emrin e lashtë Iliro-Pellazg siq është ajo e fist Ilir-Maqedon.

Së shpejti do të hyjmë në NATO dhe EU. Shpresoj që Shqipëtarët si Maqedon autokton në Maqedoninë e Veriut, do të kenë aq njohuri historike që mos të refuzojnë prejardhjen prej fisit Ilir Maqedon, për shkak se janë pre propagandash dhe se nuk dijnë të bëjnë dallim në mes fesë dhe kombit. Mburruni që shtetit ku jetoni e mbanë emrin e lashtë Ilir Maqedon.

Maqedonia është e të gjithëve që jetojnë këtu qoftë Shqiptar, Serb, Bullgar, Turq, Vlleh, Rom etj. Ka dy gjuhë prevalente në Maqedoni: Maqedonishtja që ka trung Sllavishten dhe Shqipja që është gjuhë në vete dhe rrjedh nga Pellazgishtja e Ilirishtja. Në Ballkan janë vetëm dy gjuhë që janë pa “gjuhë-motra”: Shqipja dhe Greqishtja. Sllavishtja është trung gjuhësor i shumë “gjuhëve-motra” Sllave si: Maqedonishtja, Serbishtja, Bullgarishtja etj. Me implementimin e dy-gjuhësise në Maqedoni është sigurar rrespekt historik dhe bashkëjetesë në një Maqedoni Evropiane dhe Bashkim Evropian multi-kulturor, multi-gjuhësor, multi-fetar dhe multi-kombëtar.

Duhet rrespektuar historinë e tjetrit pa paragjykim, por së pari duhet njohur dhe rrespektuar veten. Në kohë globalizimi, multi-kulturalizimi dhe tolerancë kombëtare e fetare nuk ka vend për nacionalizëm ekstrem. Jeta është shumë e bukur dhe nuk duhet helmuar për shkak të paditurisë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments