Thursday, March 28, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniSonte nga mesnata fillon heshtja zgjedhore

Sonte nga mesnata fillon heshtja zgjedhore

Pas 20 ditësh në të cilat partitë politike dhe koalicionet e prezantuan ofertën e tyre para qytetarëve, sot përfundon fushata zgjedhore dhe nga mesnata fillon heshtja zgjedhore para mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të caktuara për të mërkurën.

Në ditën e fundit të fushatës zgjedhore, partitë politike do të përpiqen t’i fitojnë votat e qytetarëve përmes prezantimit të programeve të tyre që i premtojnë për periudhën e ardhshme katër vjeçare.

Në mesnatë fillon heshtja zgjedhore pas së cilës tashmë prej nesër fillon votimi, i cili për herë të parë këtë vit do të zgjasë tri ditë për shkak të situatës aktualer me korona virusin.

Sipas orarit për mbajtje të zgjedhjeve nesër do të votojnë ata të cilët janë në karantinë shtëpiake për shkak të testit pozitiv të Kovid-19 dhe personat të cilëve u është përcaktuar masa e vetizolimit. Ata do të votojnë në shtëpitë e tyre, ndërsa votimin do ta kryejë këshilli zgjedhor i veçantë i formuar nga KSHZ.

Personat e sëmurë dhe të pafuqishëm, të sëmurët kronik, personat shpërngulës të përkohshëm, personat e akomoduar në institucione të veçanta për kujdes jashtë familjar, si dhe të burgosurit dhe ata të cilët janë në arrest shtëpiak do të votojnë të martën, një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve.

Të mërkurën, në ditën e zgjedhjeve, votimi do të fillojë nga ora 07, por do të zgjasë deri në orën 21, përkatësisht do të vazhdohet për dy orë më shumë për dallim nga ciklet e përparshme zgjedhore.

Qytetarët do të zgjedhin mes kandidatëve të 15 koalicioneve dhe partive politike. Të drejtë vote kanë 1.814.263 qytetarë të regjistruar në Listën zgjedhore.

Për shkak të pandemisë me koronavirusin, votimi do të zhvillohet konform protokolleve të sigurisë për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve të përgatitur nga Komisioni për sëmundje infektive.

Rezultatet e para të votimit të përcjellura nëpërmjet rrugës elektronike, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve do t’i publikojë në mënyrë sukcesive, ndërsa rezultatet në bazë të të dhënave nga procesverbalet e KZK-së në afat prej 12 orëve pas përfundimit të zgjedhjeve. Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve KSHZ duhet t’i publikojë më së voni në afat prej 24 orëve nga dita e përfundimit të zgjedhjeve.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments