Friday, March 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniSkandal: Kushëriri i një kryetari komune përfiton mijëra euro nga Fondi për...

Skandal: Kushëriri i një kryetari komune përfiton mijëra euro nga Fondi për Inovacione

Fondi për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik ka ndarë 45 mijë euro edhe për kushëririn e kryetarit të Velesit, Ace Kocevski. Ndaj emrit më të ri të individëve që fituan para nga FIZHT e që janë të afërt dhe pjesëtarë të Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, ka reaguar opozitarja maqedonase, VMRO-DPMNE-ja duke kërkuar nga prokuroria që të veprojë në bazë të ligjit, reagim të cilin LSDM-ja e vlerësoi si ironik, njofton Portalb.

“Prokuroria të veprojë në bazë të ligjeve, për shkak se këtu përveç konfliktit të interesit dhe keqpërdorimit të pozitës zyrtare, ka edhe dhjetëra vepra penale të tjera”, thonë nga VMRO-ja.

Ndaj VMRO-së ka reaguar Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) duke thënë se: “Nuk ka ironi më të madhe se sa partia më kriminale në historinë e Maqedonisë, të kërkojë drejtësi dhe sundim të së drejtës”.

Përndryshe, në lidhje me skandalet që u publikuan më herët, prokuroria ka hapur procedurë hetimore, me qëllim që të kuptohet se a ka pasur keqpërdorime në ndarjen e granteve nga Fondi për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik.

Pasi prokuroria hapi rast, policia ka hyrë në objektin e Fondit për Inovacion për të kontrolluar dokumentacionin.

Ndryshe, 160.000 euro nga Fondi për Inovacion ka fituar “Kast Invest”, kompani në të cilën zëvendëskryeministri Koço Angjushev është bashkpronar. 162.000 euro kanë shkuar edhe për deputetin e LSDM-së, Hari Lokvenec, i cili është aksionar në shtëpinë botuese “Ginis” nga Prilepi. Angjushev dhe Lokvenec pastaj i ka ftuar partnerët që të heqin dorë nga paratë shtetërore

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments