Friday, March 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeSliderSi ka ndikuar situata E COVID 19 për futbollistin nga Dolllogozhda e...

Si ka ndikuar situata E COVID 19 për futbollistin nga Dolllogozhda e Strugës në Itali? – Intervistë

Situata e krijuar nga virusi i ashtuquajtur Covid 19 ka ndikuar në të gjithë planetin, duke bërë që të izolohet e krejt bota. Një ndër vendet më të prekura të virusit, është Italia, e cila tash e disa javë është në izolim total. Kjo situatë në Itali dhe jo vetëm, ka ndikuar shumë edhe tek futbollistët, të cilët nga stërvitje të vazhdueshme, tani janë në pushim, për një kohë ende të pacaktuar.

Isnik Alimi, futbollisti i njohur shqiptar nga Struga e Maqedonisë së Veriut, i cili tashmë e disa vite jeton në Itali, ku luan në ekipin Imolese, i huazuar nga Atalanta, në një intervistë për BiMedia ka treguar situatën në vendin ku jeton dhe si ka ndikuar kjo situatë në jetën e tij personale dhe profesionale.

BiMedia: A mund të na tregosh se si është situata momentalisht atje?

Isnik Alimi: Rastet e vdekjeve janë të shumta siç edhe ju lexoni dhe dëgjoni në lajme dhe rrjetet sociale, por këto ditë të fundit ka pasur pak përmirësim, ka më pak të infektuar dhe viktima. Lëvizja nëpër qytet është shumë e pakët, njerëzit dalin nga shtëpitë e tyre vetëm për nevoja, kryesisht për të marrë ushqim ose për në farmaci.

BiMedia: Si e ke përjetuar ti këtë situatë, larg familjes dhe njerëzve të dashur?

Isnik Alimi: Larg familjes dhe larg njerëzve të dashur është gjithmonë vështirë, por në këtë situatë është edhe më e vështirë. Fatmirësisht, jetojmë në kohë të internetit, i cili na ka mundësuar sado pak të jemi afër njëri tjetrit edhe pse jo fizikisht. Unë me familjarët dhe njerëzit e dashur jam gati çdo ditë në kontakt, i siguroj që jam mirë, që të mos shqetësohen për mua. Gjithashtu shpresoj dhe lutem çdo ditë që kjo situatë që është këtu të mos ndodh edhe atje, dhe ju them të gjithve ta marrin me seriozitet situatën dhe të ruhen sa më shumë të jetë e mundur.

BiMedia: Si ka ndikuar kjo situatë në jetën tënde profesionale? A trajnoheni sado pak?

Isnik Alimi: Kjo situatë ka pasur ndikim edhe në profesionin tim, ka qenë një stres i madh, sepse ne kemi qenë gjatë gjithë kohës në lëvizje, stërvitje të shumta, dy herë në ditë ose ndonjëherë edhe më tepër, tash në pamundësi për të shkuar në fushë, atje ku çdo futbollist apo sportist pa marr parasysh, ka hapësirë më shumë për stërvitje, duhet të stërvitemi në banes ose tek parku i banesës ku jetojm. Mirëpo nuk dorëzohem, bëj aq sa mundem, me shpresën që të kalojë sa më shpejtë kjo situatë dhe të jem gati të filloj përsëri me ndeshjet.

BiMedia: Kur mendoni se mund të filloni me ndeshjet përsëri?

Isnik Alimi: Me ndeshjet ende nuk e di askush se kur mund të fillojmë, por mendoj se çdo gjë varet nga situtata dhe gjendja që do jetë ditët dhe javët në vazhdim. Në ndërkoh ka takime të shpeshta të qeverisë me federatën e futbollit në Itali për këtë situatë, por urdhri që kemi deri tash është që deri në fund të muajit prill nuk mund tju kthehemi stërvitjeve.

BiMedia: Një mesazh për të gjithë për këtë situatë?

Isnik Alimi: Besoj se tashmë çdokush e ka kuptuar që ky virus duhet të merret seriozisht, pra të rrin në shtëpi dhe të mos dalin për disa kohë deri sa gjendja të permirësohet, duhet pak sakrificë nga ana e të gjithëve sepse është për mirëqenien e të gjithëve.

BiMedia

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments