Wednesday, April 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionShtetet ku fliten disa gjuhë zyrtare

Shtetet ku fliten disa gjuhë zyrtare

Gjuha është mjeti kryesor i komunikimit mes njerëzve dhe ka të bëjë me përdorimin e simboleve – fjalëve për të shprehur mendime, qëndrime, ndjenja ,emocione, ide, duke hyr në interaksion me të tjerët. Nuk ka të dhëna ekzakte se sa gjuhë fliten në botë por sipas linguistëve në botë ekzistojnë prej 6800 deri 7.120 gjuhë ,prej të cilave 23 gjuhë llogariten si gjuhë amnore për 4 miliard banor.
Me ligjin për gjuhët dhe përdorim zyrtar të gjuhës shqipe në Maqedoni zyrtarish do të përdoret bilingvinizmi. Kemi bilingvinizëm simetrik me njohjen e barabart të dy gjuhëve dhe bilingvinizëm asimetrik kur njëra nga gjuhët më pak njihet ose flitet ,që njihet edhe si bilinvinizëm pasiv.Bilingvinizmi ndahet në atë social që përfshin grupe dhe teritore më të gjëra dhe bilingvinizmi individual që paraqet dukuri individuale të izoluar. Sot kemi shumë vende ku në përdorim zyrtar kemi mbi dy gjuhë si trilingvinizëm mandej edhe katër gjuhë zyrtare. Poli-linguinizëm kemi në disa shtete si psh.Aruba gjindet afër Venezuelës dikundi në jug të Karibeve.Si gjuhë zyrtare është Holandishtja e cila përdoret në të gjitha shkollat,mandej anglishtja dhe spanjolishta që janë të obligueshme edhe në sistemin arsimor. Shumë nxënës këto gjuhë i flasin rrjedhshëm pas mbarimit të shkollës
Në Luksemburg- banorët rrjedhshëm flasin 4 ghuhë.Banorët midis veti flasin në gjuhën luksemburge.Por gjuha Franceze dhe Gjermane janë zyrtare të obligueshme në sistemin arsimor kurse gjuha e 4 është anglishjta e cila gjithashtu mësohet neper shkolla.Singapuri ka katër gjuhë zyrtare anglishta,kinezishtja malaike dhe tamale.Pak qytetar i flasin 4 gjuhet.Anglishta është gjuha që më së shumti është në përdorim dhe çdo banore e flet.
Në Indi gjuhë zyrtare është Hindu dhe anglishta të cilat janë gjuhë kombëtare.Por çdo shtet në Indi e ka gjuhën e vet zyrtare
Në Belgjikë në përdorim eshtë gjuiha Holandeze midis Flamanëve që kryesisht flitet në veri,dhe gjuha franceze që flitet midis valonasve kryesisht në jug dhe gjermanishtja e cila flitet në lindje.Zvicra në përdorim zyrtar i ka katër gjuhë gjermanishten ,frangjishte, italishten dhe romanshe.
Dygjuhësia është gjëja e gjallë,që nuk i lidhë vetëm dy kultura por atyre u jep edhe jetë. Prej gjuhës pulson forca e shpirtit. Nëse dikush e mohon një gjuhë e mohon lumturinë personale.Dy forca magnetike i tërheqin njerëzit ato janë: gjuha dhe interesi!Përdorimi i bilingvinizmit në Maqedoni qytetarëve do tu mundësojë ta gjejnë bukurinë dhe gëzimi shpirtëror, empationin multikulturor dhe tolerancën!
Muhamet Borova

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments