Thursday, April 18, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBotaShqiptari në telashe me shtetësinë zvicerane, ja se çka ka përjetuar

Shqiptari në telashe me shtetësinë zvicerane, ja se çka ka përjetuar

Në shumicën e rasteve, në komunat ku për natyralizimin e të huajve vendos asambleja e qytetarëve, (votat e të gjithë qytetarëve) miratimi është më shumë çështje formale. Kjo për faktin se kërkesat për natyralizim, vijnë para qytetarëve vetëm pasi të kenë kaluar nëpër filtrat e autoriteteve komunale.

Por, në rastin e kosovarit 19 vjeç nuk ka pasur një miratim të tillë, shkruan zofingertagblatt.ch. Grupimi politik “Pro Oftringen”, i ka rekomanduar Asamblesë së Qytetarëve që të hedhë poshtë kërkesën e të përmendurit, e cila është në rend dite (për herë të dytë tashmë) të enjten e kësaj jave.

Më 8 shtator 2016, po kjo asamble e kishte hedhur poshtë kërkesën me shumicë dërmuese, vetëm duke u mbështetur në fajësimet e paargumentuara të një votuesi, transmeton Albinfo.ch. Pas kësaj, kosovari ka ushtruar të drejtën e ankesës në nivel kantoni. Ai ka marrë përgjigje pozitive kështu që Asambleja është detyruar ta hedhë edhe njëherë në votim kërkesën e tij.

Ekzekutivi i komunës, duke radhitur argumentet në favor të kosovarit, shkruan se ai ka qenë shumë bindës në test. Nga 95 pyetjet gjithsej që i ka testi, ai ka dhënë 93 përgjigje të sakta. Po kështu 19-vjeçari ka reputacion të mirë, gatishmëri të madhe për integrim dhe nuk ka precedencë penale. Një zëdhënës i komunës ka thënë për gazetën se “vendimi (i Asamblesë) ka qenë arbitrar, përcjell Albinfo.ch.

Akuzat objektivisht të pakuptueshme, nuk mbështeteshin në asnjë argument. Në këtë mënyrë, ushtruesi i ankesës nuk kishte si të mbrohej kundër akuzave paushalle”.

Nga ana tjetër “Pro Oftringen” tërheq vërejtjen se në komunë nuk ka pasur një rishqyrtim rreth akuzave. As ushtruesi i kërkesës dhe as votuesi kritik nuk janë dëgjuar nga komisioni për natyralizim. Vetëm pasi të jenë sqaruar akuzat, Asambleja e Qytetarëve duhet të hedhë në votim kërkesën në fjalë, përcjell Albinfo.ch. Për këtë arsye ajo duhet të tërhiqet.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments