Friday, March 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeRajoniShqiptari lëndohet rëndë në Gjermani, shkatërrohet tërësisht makina

Shqiptari lëndohet rëndë në Gjermani, shkatërrohet tërësisht makina

Natën e së mërkurës, në autostradën gjermane A 46 është lënduar rëndë një shtetas 28-vjeçar kosovar, i cili me Mercedesin e vet ka dalë nga rruga dhe ka goditur një pemë. Ekipet e shpëtimit menjëherë kanë dalë në vendngjarje. Kosovari është dërguar në spital, por jeta e tij nuk është në rrezik.

Sipas komunikatës së policisë gjermane, pak pas mesnate, kosovari ka tejkaluar një veturë tjetër me shpejtësi dhe kushte të papërshtatshme, në drejtimin Heinsberg. Pasi koha ka qenë me shi, duke dashur të tejkalojë veturën tjetër, ai e humbë kontrollin mbi veturë. Mercedesi fillimisht e ka goditur një barrierë metalike, ka rrëshqitur mëtutje nëpër rrugë dhe më në fund, me pjesën e vozitësit ka goditur pemën, shkruan „rp-online“, përcjellë Shtegu.com. Për ta liruar të lënduarin nga vetura e dëmtuar rëndë, ekipet e shpëtimit është dashur ta heqin derën. Pas dhënies së ndihmës së parë, në vendngjarje, kosovari është dërguar në spital. (Shtegu.com)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments