Friday, March 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeRajoniShqiptarët si evropianët, më pak anëtarë në familje

Shqiptarët si evropianët, më pak anëtarë në familje

Numri i familjeve me një ose dy anëtarë në Shqipëri është rritur. Mesatarisht në 2017-n, 16% e familjeve kishin në përbërjen e tyre një ose dy pjesëtarë. Bazuar në të dhënat e INSTAT dhe në përllogaritjen e “Monitor”, numri i familjeve të vogla në Shqipëri është rritur me 2% krahasuar me një vit më parë. Nga 80,964 familje që u numëruan në Shqipëri, 12,649 ishin familje që në përbërjen e tyre nuk kishin më shumë se dy persona, përcjell albinfo.ch.

Vetëm familjet me një anëtar përbëjnë 6% të totalit të familjeve në Shqipëri, ndërsa ato me 2 pjesëtarë përbëjnë 10% të totalit. Peshën më të madhe në totalin e familjeve janë familjet që në përbërjen e tyre kanë 4 pjesëtare, me 33% të totalit.

Çereku i familjeve (25%) përbëhen me pesë anëtarë, rreth 18% e tyre kanë në përbërje tre anëtarë, ndërsa mbi 21% e familjeve kanë 6 ose më shumë anëtarë në përbërjen e tyre. Edhe pse numri i familjeve të vogla (me një ose dy anëtarë) ka qenë në rritje në vitet e fundit, krahasuar me mesataren e Bashkimit Evropian, pesha e tyre ndaj totalit është shumë më e ulët. Të dhënat nga Eurostat tregojnë se që nga viti 2010, ku pesha që zinin familjet me një ose dy anëtarë ishte 31%, është rritur në mënyrë graduale me 2.4% në 2017 në Bashkimin Evropian.

Në disa shtete rritja ka qenë e dukshme. Në Letoni për shembull, përqindja e familjeve me një ose dy anëtarë u rrit nga 25% në 2010 në 35% në 2017. Statistikat më të fundit mbi madhësinë e familjeve në Bashkimin Evropian tregojnë se në 2017-n rreth një e treta e familjeve përbëheshin nga të rritur pa fëmijë.

Shifrat janë marrë nga statistikat e Forcave të Punës në BE, të cilat kanë treguar edhe diferencën midis shteteve anëtare. Pesha e familjeve me një ose dy anëtarë ndaj totalit të familjeve varion nga 20% në Maltë, 22% në Sllovaki dhe Portugali deri në 43% në Lituani, 44% në Danimarkë dhe 51% në Suedi.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments