Thursday, March 28, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeKosovëShqiptarët fitojnë 4 deputet në Serbi

Shqiptarët fitojnë 4 deputet në Serbi

Partia Përparimtare Serbe (SNS) e Aleksandar Vuçiq sipas rezultateve të para jozyrtare ka shënuar fitore bindëse në zgjedhjet e sotme parlamentare. Edhe përkundër bojkotit të një pjese të opozitës, jehona e votuesve llogaritet të jetë mbi 44, 3%.

Sipas mediave serbe, SNS ka fituar 63.4%, duke siguruar gati 180 vende deputetësh në Kuvendin republikan që numëron 250 vende. Në vend të dytë është radhitur Partia Socialiste Serbe me 10.3%, e treta është radhitur partia “Shpëtimi” me 3.9%. Mbi 2 për qind kanë fituar disa parti më të vogla politike.

Alternativa Demokratike Shqiptare e partive të tre komunave Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc ka fituar 1%, por duke siguruar deri në 4 vende deputetësh.

Por zgjedhjet janë bojkotuar nga opozita e udhëhequr nga Lidhja për Serbinë e Dragan Gjilas. Ky i fundit theksoi se Serbia sot i tha “jo” regjimit të Vuçiqit.

Në zgjedhjet e përgjithshme në Serbi u votua edhe në mjediset e banuara me shumicë serbe në Kosovë.

Të drejtë vote kishin mbi 6,5 milionë banorë për të zgjedhur parlamentin e ri prej 250 deputetëve. Ata po ashtu votuan për përbërjen e re prej 120 anëtarësh të Kuvendit të krahinës autonome të Vojvodinës si dhe për udhëheqjen lokale -167 deputetë. Sot u votua edhe për zgjedhjet lokale në Serbi, ku shqiptarët konkurruan për komunën e Bujanocit. (INA)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments