Wednesday, April 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeShqipëriShpëtoi 20 fëmijë, shqiptari shpallet heroi i vitit në Suedi

Shpëtoi 20 fëmijë, shqiptari shpallet heroi i vitit në Suedi

Një shqiptar është kthyer në hero në Suedi, pasi shpëtoi 20 fëmijë nga një sulm me thikë, shkruan “Shekulli”.

Bëhet fjalë për Fidan Bejtën, shqiptarin nga Kosova që u nderua me titullin “Engjëll i mbrojtjes”, duke u shpallur “Heroi i Vitit 2018” në Suedi.

Mediat suedeze raportojnë se ai kishte shpëtuar fëmijët ndërsa luanin në një park lojërash dhe një grua kishte tentuar t’i godiste. Duke u shprehur mirënjohës për vlerësimin, shqiptari ka rrëfyer detaje nga ngjarja e rëndë.

Fidan Bejta e ndaloi gruan me thikë në sheshin e lojërave. Kështu ai rrezikoi jetën, duke i shpëtuar fëmijët e tjerë. Mësohet se një SMS në adresë të Fidanit ka mbërritur edhe nga ylli i futbollit suedez Zlatan Ibrahimoviç.

“Ju jeni një hero i vërtetë. Punë e mirë. Të gjithë janë krenarë për ty”, i shkruan Zlatan në mesazh.

“Ajo që bëtë nuk është secili që do të guxonte të bënte. Vazhdo të jesh kështu, vetvetja. Na duhen më shumë si ty. Ju ftoj që të vini dhe të më shikoni një lojë live”, përfundon Ibrahimoviç.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments