Thursday, April 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBotaShpërthim i madh në Vjenë, një i vdekur dhe 18 të lënduar

Shpërthim i madh në Vjenë, një i vdekur dhe 18 të lënduar

Një shpërthim i madh ka ndodhur në fabrikën e gazit natyror në Austrinë lindore me ç’rast vdiq një person dhe së paku 18 vlerësohet se janë lënduar, shkruan ‘The Local’.

Incidenti ndodhi në Baumgarten, në lindje të Vjenës, pika më e madhe e pritjes së Austrisë dhe shpërndarja kryesore e shpërndarjes së importeve të gazit nga Rusia, Norvegjia dhe vende të tjera, përcjell albinfo.ch.
“Një shpërthim ndodhi në orën 8:45, pasuar nga një zjarr”, tha zëdhënësi i policisë, Edmund Tragschitz për “AFP”, duke shtuar se shkaku nuk ishte menjëherë i qartë.

“Gjërat janë nën kontroll”, tha ai. Por, zëdhënësja e “Kryqit të Kuq” Sonja Kellner, i tha Agjencisë së Shtypit të Austrisë se një person ishte vrarë dhe 18 të tjerë u plagosën.

Policia tha në mediat sociale se njerëzit duhet të shmangin zonën rreth Baumgarten pranë kufirit lindor të Austrisë me Sllovakinë. Disa brigada të zjarrit nga zona përreth u thirrën për të ndihmuar.

Centrali i gazit Baumgarten merr rreth 40 miliardë metra kub gaz çdo vit dhe e rishpërndan atë diku tjetër në Evropë, duke përfshirë Gjermaninë dhe Italinë veriore.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments