Thursday, March 28, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBotaShokohet nëna: Zbulon në trupin e vajzës 25 kafshime, pasi e mori...

Shokohet nëna: Zbulon në trupin e vajzës 25 kafshime, pasi e mori nga çerdhja (FOTO)

Një nënë e re është tronditur teksa ka parë shenja kafshimi në trupin e vajzës së saj 15 muajshe. Alice Martin, nga Arizona, SHBA, ka bërë denoncim në polici, pasi vogëlushja e saj është kafshuar 25 herë gjatë kohës që ajo ishte në çerdhe.

Alice ishte duke ndërruar vogëlushen, Rosalynn, kur zbuloi se kurrizi i saj ishte plot me shenja kafshimi.

Ajo tha për KOLD News 13: Jam e zemëruar dhe e trishtuar në të njëjtën kohë. Në fillim mendova se janë shenja pickimi sepse nuk doja ta besoja që mund të jetë kafshuar, por pastaj fillova të qaj. U befasova dhe u trondita shumë kur pashë kurrizin e vajzës sime, ka rrëfyer ajo.

Policia beson se shenjat, të cilat i janë shkaktuar Rosalynn, janë shkaktuar nga një fëmijë tjetër. Askush nuk është arrestuar ende lidhur me këtë veprim aspak të këndshëm. Ndërsa çerdhja ku shkonte vogëlushja nuk ka reaguar lidhur me ngjarjen.

Nëna e saj ka ndarë shqetësimin në rrjetet sociale duke u bërë thirrje të gjitha nënave të jenë të kujdesshme. Gjithashtu ajo është çuditur dhe për faktin se si asnjë prej punonjëseve nuk ka ndërhyrë kur vogëlushja lëshonte klithma teksa kafshohej.

“Fakti që askush nuk ndërhyri, kur vajza ime kafshohej do të thotë së aty nuk ka pasur asnjë njeri dhe fëmijët kanë qenë vetëm”.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments