Saturday, April 20, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniShkupi nesër proteston, “Të thajmë lotë dhe të shërojmë plagët” e shqiptarëve

Shkupi nesër proteston, “Të thajmë lotë dhe të shërojmë plagët” e shqiptarëve

“Të thajmë lotë dhe të shërojmë plagë”, është lajmi që përcjell protesta e organizuar për nesër, ku kërkohet që rasti Lagjja e Trimave të rikualifikohet dhe të kthehet në rigjykim, për shkak të siç thonë organizatorët, dhjetëra shkeljeve procedurale.
Ata theksojnë se do të protesojnë derisa të përmirësohen gabimet e shtetit, lidhur me këtë rast dhe me të gjitha rastet e tjera që janë dënuar shqiptarët, duke përfshirë rastin e Ladorishtit, Gostivarit, Bitpazari, Sopoti, Harun Aliu, rasti Monstra dhe së fundi, Lagjja e Trimave.

Kryetari i Shoqatës së të Burgosurve Politik, Shpëtim Pollozhani, tha se për të organizuar këtë protestë janë motivuar nga deklaratat dhe qëndrimet e shumë institucioneve relevante botërore, të cilët kanë vlerësuar se në Maqedoni shkelen të drejtat e njeriut, me theks të veçantë në procedurat paraprake dhe në gjykata.

“Në kuadër të gjithë kësaj hyn edhe deklarata e kryeministrit aktual Zoran Zaev, të dhënë në lagjen Kapishtec të komunës Qendër më 04.12. edhe në takim me kryeministrin e Kosovës, se rasti Lagjja e Trimave është një rast i fabrikuar nga ish pushteti Gruevski dhe se duhet ky rast të revitohet. Ai gjithashtu disa herë ka përsëritur se duhet të bëhet ekspertiza nga ekspertë ndërkombëtar, por duke marrë parasysh faktin që deri tani nuk është ndërmarrë asgjë, ka kaluar një muaj nga kjo deklaratë. Ne insistojmë që ky rast të rikualifikohet dhe të rigjykohet nga fillimi, pasi këtu janë bërë dhjetra shkelje procedurale “, deklaroi Shpëtim Polozhani, kryetar i Shoqatës së të burgosurve politik.

Ai ftoi të gjithë që nesër, më 30 dhjetor, t’i bashkohen protestës, e cila do të fillojë në orën 13:00 në sheshin “Skënderbeu” në Shkup, dhe më pas do të marshojnë deri para Gjykatës së Apelit.

“Unë do t’u kishë bërë apel të gjithë shqiptarëve, të gjithë atyre që mendojnë se u është bërë një padrejtësi, le të vijnë le ta shprehin kundërshtimin e vet ndaj asaj padrejtësie, duke marrë pjesë në protestë, pa marrë parasysh. Kurse ata që e ndijnë veten rahat, le të rrijnë në shtëpi dhe le të vazhdojnë të dëgjojnë nëpër televizione për dënime dhe persekutime të shqiptarëve. Shpresoj se nesër do të kemi përkrahje, pasi nuk përkrahin një rast konkret, një grup konkret, por secili e përkrah vetëveten kundër padrejtësive”, deklaroi Shpëtim Polozhani, kryetar i Shoqatës së të burgosurve politik.

Këtë protestë e organizon Këshilli i Familjarëve të rastit Lagjja e Trimave, Shoqata e të Burgosurve Politik, OVL e UÇK-së së drejtuar nga Besim Hoda dhe shumë shoqata të tjera joqeveritare.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments