Tuesday, April 16, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniShkollat e Maqedonisë me 30 mijë nxënës më pak

Shkollat e Maqedonisë me 30 mijë nxënës më pak

Për një dekadë Maqedonia ka humbur rreth 30 mijë nxënës në shkollat fillore. Kështu thonë të paktën të dhënat statistikore për numrin e nxënësve nga viti 2017/2008 deri në vitin 2017/2028.
Sipas Entit Shtetëror të Statistikave vitin e kaluar shkollor (2017/2018) në 986 shkollat fillore kishte 192.448 nxënës për dallim prej vitit shkollor 2017/2008 kur ai numër ishte 222.359 nxënës, shkruan gazeta Koha.

Pra në kuotat fikse, në harkun kohor prej dhjetë viteve ka një rënie prej 29.911 nxënës. Por në të njëjtën kohë është shënuar rritje në numrin e mësimdhënësve të angazhuar në arsimin fillor edhe atë për 2961 më shumë për të njëjtën periudhe kohore. Nga gjithsej 15.330 arsimtarë në vitin 2007/2008, pas një dekade numri i tyre është rritur në 18.291 duke përmirësuar në këtë mënyrë performancën e raporteve mësimdhënës/nxënës.

Nëse para një dekade një mësuesi, respektivisht një arsimtari i takonte të ketë mesatarisht më shumë se 14 nxënës, vitin e kaluar ky numër u zvogëlua për katër nxënës më pak. Pra ai raport ishte më tepër se 10 nxënës për një mësues/arsimtarë. Angazhimi i më tepër mësuesve dhe arsimtarëve nëpër shkollat fillore në një kohë kur kemi rënie konstante të numrit të nxënësve ka bërë që në rrafshin nacional të ketë ngarkesa më të vogla. Por, pavarësisht kësaj, kanë mbetur të hapura shumë problemet që kanë të bëjnë me shkollat e mbingarkuara me numër të madh paralelesh dhe me shumë nxënës në klasë.

Kështu për shembull, në shkollat fillore të Çairit dhe Butelit ende ka raste kur paralelet e klasave të para formohen me nga 37 e 40 nxënës në klasë. Arsyeja ka të bëjë me mos financimin e paraleleve të reja nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, respektivisht Ministria e Financave. Këta të fundit arsyetohen me Ligjin ende në fuqi të ngrirjes së vendeve të reja të punës, ndërsa në MASH me mosdhënien e lejeve për vende të reja pune nga ana e MF-së. Ndërkaq, shkollat, të cilat edhe ashtu nuk kanë kompetenca për çështje të këtilla e kanë lënë zgjidhjen e problemit në dorë të komunave.

Prej vitesh në Komunën e Çairit një pjesë e problemit me kuadrin mësimor është amortizuar duke i angazhuar mësuesit në shkolla të caktuara dhe duke i paguar të njëjtit si të ishin ët punësuar në Komunë. Ky është rasti i dy mësimdhënësve në Shkollën Fillore “Ismail Qemali” të cilët punojnë mësues ndërsa paguhen nga Komuna. Nga sektori për çështje arsimore në këtë komunë, thonë se do ti përsërisin sërish kërkesat për vende të reja punë në shkollat fillore dhe shpresojnë se do të gjejnë mbështetje nga MASH, pra se kjo e fundit do të arrijë të bindë Ministrinë e Financave për nevojën e financimit të paraleleve të reja në shkoklat ku do të ketë nevojë për diçka të këtillë.

Çairi është ndër komunat e pakta në Maqedoni e cila shëno rritje të numrit të nxënësve në shkollat fillore edhe përkundër rënies së përgjithshme. Vetëm për pesë muaj, nga shtatori i 2017 deri në shkurt të 2018, pra në gjysmë vjetorin e dytë të vitit shkollor 2017/2018 numri i nxënësve ishte ritur për 25. Ky numër pritet të ritet ende më shumë në muajin shtator, pasi rritjet janë shumë herë më të mëdha në fillim të vitit shkollor.

Në shtator të 2017-ës, në shkollat fillore të Komunës së Çairit u regjistruan rreth 500 nxënës më shumë se sa ishin regjistruar në shtator të 2016-ës, ndërsa përderisa viti shkollor 2017/2018 ishte në rrjedhë e sipër shkollave të Çairit iu shtuan edhe 25 nxënës të tjerë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments