Friday, April 19, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBotaShkencëtari 104-vjeçar vdes me vetëdëshirë në Zvicër

Shkencëtari 104-vjeçar vdes me vetëdëshirë në Zvicër


Shkencëtari 104-vjeçar nga Australia ka vdekur me vetëdëshirë në klinikën për eutanazi në Zvicër.

David Goodall, një botanist dhe ekolog i respektuar, ka vdekur sot në klinikën “Live Circle” në Bazel, me drogë të kontrolluar nga doktorët.

“Exit International”, kompania që përfaqësonte shkencëtarin, ka thënë se Goodall ka vdekur duke dëgjuar “Odën e Gëzimit” të Bethovenit.

Gjyshi i 12 nipave e mbesave siguroi 20 mijë dollarë donacion nga njerëzit për të financuar udhëtimin e tij nga Perthi i Australisë në Europë.

Të martën në një intervistë për CNN-it, dy ditë para vdekjes së tij, Goodall ka thënë se jeta e tij ndaloi të ishte e lumtur para “pesë apo 10 vjetësh më parë” sepse nuk mund të ecte dhe kishte shikim të dobët.

“Jetën e kam kaluar në terren, por tani nuk mund të dal më në terren”, ka thënë Goodall në këtë intervistë, transmeton Koha.net.

Goodall ka thënë se do të kishte preferuar të vdiste kur humbi licencën e vozitjes në vitin 1998, duke shtuar se humbja e pavarësisë në moshën 94-vjeçare ishte moment kyç në jetën e tij.

“Në këtë moshë, zgjohem në mëngjes, ha kafjall. Pastaj ulem deri në drekë, shijoj drekën dhe ulem. Çfarë kuptimi ka kjo”, kishte thënë ai për CNN-in.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments