Friday, March 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeShëndetësiShkak koronavirusi, njoftohet mbyllje 2 javë e mësimit në shkolla të Tiranës

Shkak koronavirusi, njoftohet mbyllje 2 javë e mësimit në shkolla të Tiranës


Pasiguria që ka shkaktuar afrimi i koronavirusit deri të fqinji ynë Itali, ka vënë në lëvizje sistemin shkollor në Shqipëri. E para që njoftoi mbylljen e mësimit ishte shkolla Udha e Shkronjave, raporton noa.al. Ajo informoi sot se ka vendosur të mbyllë shkollën për dy javët e ardhshme.

“Pas një konsultimi me prindër, specialistë dhe pas shqyrtimit të lajmeve për ngjarjet në Itali, vendosëm të mbyllim shkollën si masë paraprake për të përgatitur prindërit dhe komunitetin. Vendimi nuk është si shkak i ndonjë informacioni konfidencial, por si masë paraprake përgatitore. Nuk është për panik, por është për përgatitje më të mirë”, – njoftoi drejtoria e kësaj shkolle e cila shtoi se ky afat mund të shkurtohet ose të zgjatet, sipas situatës.

Drejtori Artur Shkurti tha se kjo periudhë do t’u shërbejë prindërve për të marrë në konsideratë sa më parë masat pjesore ose tërësore të vetëizolimit dhe për të bërë vetëkarantinën për fëmijët e tyre dhe për të qenë përgatitur psikologjikisht në rast të shpërthimit të epidemisë së koronavirusit.

“Ky vendim nuk duhet parë si reflektim i ndonjë informacioni konfidencial, por si pjesë e dyshimit tonë. Do të thotë që ne nuk kemi informacione më shumë se sa jepen në publik dhe sa dini ju, por marrim masa të natyrshme që prindërit të kenë kohë të marrin masa edhe më të forta në rast se është e nevojshme”, – thotë Artur Shkurti.

Nga ministria e Arsimit nuk ka deri tani ndonjë vendim për mbylljen e shkollave publike. 

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments