Thursday, April 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBotaShantazhohet njeriu më i pasur në botë

Shantazhohet njeriu më i pasur në botë


Ndodh që edhe njeriu më i pasur në botë të mos ketë mundësinë të sigurohet që mesazhet private të përfundojnë në duart e medies.

Po flasim për themeluesin e “Amazon”, Jeff Bezos, i cili ka akuzuar zotëruesit e revistës amerikane “National Enquirer”, se janë përpjekur ta shantazhojnë atë me disa foto të turpshme.

Sipas tij, kompania mëmë e “NE”, “American Media Inc” (AMI) i kanë kërkuar atij të ndalojë hetimet mbi mënyrën sesi ata kanë shtënë në dorë mesazhet private të tij.

Bezos u nda nga bashkëshortja e tij Mackenzie gjatë muajit të kaluar. Vetëm pak orë më vonë, revista publikoi disa detaje, përfshi edhe mesazhe private, të një marrëdhënieje jashtëmartesore.

Në një postim në blogun e tij gjatë së enjtes, Bezos publikoi një “e-mail” që i është dërguar ndërmjetësve të tij nga përfaqësues të “AMI”-t, të cilët e kërcënojnë se do t’i publikojnë “foto intime” të tijat dhe së dashurës së tij, ish-prezantueses televizive Lauren Sanchez.

Miliarderi, i cili zotëron gjithashtu gazetën “Washington Post”, tha se “AMI” kërkonte prej tij të bënte një “deklaratë publike false” se publikimet për të dhe zonjën e tij nga “National Enquirer” nuk kanë qenë të motivuara politikisht.

Sipas “e-mail”-eve të publikuara nga Bezos në blogun e tij, një avokat i “AMI”-t publikoi të mërkurën se fotot nuk do të publikoheshin në këmbim të një deklarate publike “që afirmon se Bezos dhe ekipi i tij nuk kanë dijeni apo baza” për të dyshuar mbi një motiv të tillë.

“Në vend që të kapitulloja përballë shantazhit dhe grabitjes, – shkruan Bezos, – vendosa të publikoj ekzaktësisht çfarë më kanë dërguar, pavarësisht kostove personale dhe sikletit që më kërcënohet prej tyre”.

Më herët në blogun e tij, Bezos kishte përmendur lidhjet mes “AMI”-t dhe presidentit Donald Trump. Por ç’hyn shefi i Shtëpisë së Bardhë këtu?

Bezos ishte shprehur se, fakti që zotëron “Washington Post”-in ishte “ndërlikuese” për të, për shkak se i ka krijuar atij armiqësi me “disa njerëz të fuqishëm”, përfshi presidentin Trump, i cili është mik i bosit të “AMI”-t, David Pecker.

“AMI” ka pranuar së fundi se ishte bashkëkoordinuar me Trumpin dhe drejtuesit e fushatës presidenciale për t’i paguar një modeleje të “Playboy”-t shumën prej 150 mijë dollarësh, në mënyrë që të blinin heshtjen e saj mbi marrëdhëniet e supozuara me Trumpin, tch.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments