Saturday, April 20, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniSela: Ndjehem i tradhëtuar nga Zaevi, sakrificën nuk e bëra për të

Sela: Ndjehem i tradhëtuar nga Zaevi, sakrificën nuk e bëra për të

I ftuar në emisionin “Në Fokus” në ArtChannel lideri I ASH-së, Ziadin Sela I ka bërë një rekapitullim qeverisjes njëvjeçare të Qeverisë Zaev, duke theksuar se nga qeveri reformatore kaloi në qeveri rehabilitimi të disa partive e figurave politike nga regjimi I kaluar.
“ U shkatërua një regjim, një familje siç ishte ajo e Nikola Gruevskit dhe Sasho Mijalkovit dhe po ndërtohet një regjim I një familje tjetër më të ngushtë, me tjetër mbiemër, që është e Zaevëve.Vetë simbolika e prezantimit të të arriturave njëvjeçare me një sfond përmendoreje, ndërkohë që gojën plotë e kishin kundër përmendoreve dhe projekteve që kishin harxhuar miliona të qytetarëve” – shprehet Sela në këtë intervistë, duke shtuar se I vetmi sukses I kësaj qeverie është në planin e jashtëm, por siç thotë me ndihmën dhe përkrahjen e faktorit ndërkombëtar.

Sela ka quajtur dështime edhe reformat në gjyqësor, duke potencuar se “nëse në të kaluarën kemi pasur gjyqësor të Vmroizuar tani kemi gjyqësor të Lsdmizuar” ku për fat të keq, siç shprehet pasojat I ndjejnë qytetarët, sidomos ata shqiptarë.

Lidhur me rikonstruimin qeveritar dhe kyçjen e Lëvizjes Besa – Krahu I Afrim Gashit në këtë koalicionin, lideri I ASH-së këtë e cilëson si goditje ndaj marëveshjes për koalicion mes Besës dhe ASH-së, ngase sic theksoi në një takim që ka pasur me krerët e atëhershëm të Besës së bashkuar, intenca ka qenë bashkëpunimi edhe për zgjedhjet e ardhshme locale.

“ Edhepse kjo ndodhi para përplasjeve në Lëvizjen Besa, kjo ishte fjalë e dhënë dhe duhej të respektohej dhe të jetë motiv që përplasjet mos të ndodhnin dhe të menaxhohen, ndoshta ky ka qenë edhe motivi se përse ndodhën përplasjet. Nuk e di, por koha do të tregojë. Ku është burrëria që me të njëjtët aktorë që ne bëmë koalicion, të vijnë dhe të zënë pozitat tona në qeverisje” – shprehet Sela, duke shtuar se për të sjellë ndryshimet në Maqedoni do të meren parasysh marrëveshjet dhe koalicionet me parti tjera shqiptare që do të jenë në këtë vijë.

Sela, kategorikisht I ka hedhur poshtë, pretendimet për një marrëveshje opozitare me VMRO-DPMNE-në duke theksuar se në asnjë mënyrë nuk do të ndodh një gjë e tillë, ngase siç shprehet, ASH-ja vazhdon të funksionojë në bazë të linjës kombëtare.

Në intervistën për emisionin “Në Fokus” në ArtChannel, Sela thotë se ndjehet I tradhëtuar nga Kryeministri Zaev, por sakrificën e tij më 27 Prill, nuk e ka bërë as për Zaevin, as për Talat Xhaferin, e aq më pak për Ali Ahmetin e Menduh Thaçin.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments