Saturday, April 20, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniSela dhe Kasami të gatshëm për mejdan

Sela dhe Kasami të gatshëm për mejdan

Është i mundur bojkot i zgjedhjeve presidenciale në rast se kryeministri Zoran Zaev refuzon të mbahen edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare bashkë me ato presidenciale. Ky është një nga opsionet e plasuara në opinion nga ana e partisë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE.

Por, a do t’i përmbush Zaevi dëshirën Mickoskit, burime të larta pranë LSDM-së thonë se mundësitë janë të vogla, por se asgjë nuk është pamundur. Po nga LSDM brifojnë se dilema për këtë çështje ka edhe në vet udhëheqësin e LSDM-së, edhe pse pjesa më e madhe janë kundër, për shkak të faktit se do të ballafaqohen me kritika të ashpra nga Komisioni Evropian (KE), të cilët presin reforma urgjente, me theks të veçantë në ligjet që duhet të miratohen me dy të tretat e votave. Arsyeja e dytë është që BDI është kundër zgjedhjeve.

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), thonë se skenari më i keq i mundshëm për Maqedoninë është nëse gjatë kësaj periudhe, në vend se në reforma të cilat janë kyçe për caktimin e datës për fillimin e bisedimeve me BE-në, vendi të fokusohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Plotësisht do të humbet kohë me zgjedhjen e qeverisë teknike, sipas modelit të Përzhinosë, e ajo nuk do të mund të ketë mandat as 100 ditë. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë një skenarë i keq për Maqedoninë për arsye se do të ngecet me reformat e me këtë – koklavitet procesi eurointegrues”, thonë nga BDI. Ndërkaq, opozita shqiptare ka qëndrime të kundërta me ato të BDI-së. Thonë se janë të gatshëm të garojnë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Vendi pas ndryshimeve kushtetuese duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare së bashku me ato presidenciale sepse ky format i Qeverisë, ku bëjnë pjesë ministra dhe partnerë koalicioni që i kanë shërbyer regjimit të Gruevskit dhe e kishin izoluar vendin ndërkombëtarisht, nuk kanë kapacitete reformuese aq më tepër ti përmbushin kërkesat e BE, të cilat kanë të bëjnë me funksionimin e shtetit ligjor, reformat ne gjyqësor, në arsim dhe në çdo segment tjetër të jetës politike, sepse ka shumë nga kabineti i Zaevit që vet janë target e Prokurorisë Publike Speciale, madje si duket e pengojnë edhe sistemin e drejtësisë në procesuimin e lëndëve qe ajo tash më i ka pjesë të hetimit”, deklaroi për gazetën KOHA, Flakron Bexheti, zëdhënës i Aleancës për Shqiptarët.

Por, nga Lëvizja BESA thonë se janë të gatshëm për zgjedhje të parakohshme parlamentare, për shkak se para vetes, Maqedonia ka një interes më madhor, integrimin në NATO dhe BE, vendimi duhet të jetë gjithpërfshirës. “Ne në aspektin partiak jemi të gatshëm dhe do të kishim dashur që zgjedhje të parakohshme të ketë menjëherë, mirëpo sa i përket çështjeve të interesit më të madh pasi që kemi të bëjmë me një proces që është integrimi në NATO dhe BE, duhet të vlerësojmë të gjithë aktorët politik bashkërisht se cili është aspekti më i mirë për të realizuar këto çështje, të marrim ulëse në NATO dhe pas kësaj të mendojmë për çështje të tjera”, tha Elmedin Memishi, zëdhënës i Lëvizjes BESA.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments