Thursday, April 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiSeit Kreka nderoi Strugën me suksesin e shkëlqyer në turneun evropian. Ja...

Seit Kreka nderoi Strugën me suksesin e shkëlqyer në turneun evropian. Ja çfarë thotë për Struga Ekspres

Shkolla e futbollit “Fc Young Team”-Strugë, e drejtuar nga Seit Kreka, trajner tanimë i njohur dhe shumë i suksesshëm shpallet nënkampion në turneun më të madh në Evropën Qendrore “INTERSPORT YOUTH FOOTBALL FESTIVAL Hungary”, informon Struga Ekspres.

“Kemi zhvilluar 11 ndeshje , ku 9 i kemi fituarn, një kemi barazuar dhe në finalen e madhe kemi humbur”, tregon Seit Kreka.

“Kemi luajtur me skuadra nga Hungaria ,Turqia ,Rumania , Estonia ,Taipei , Palestina , Kroacia , Polonia , USA, etj.
Ne e dimë se si kemi ardhur deri ketu dhe sa veshtirë e kemi patur , por me punë arrihet gjithçka , ne punuam dhe luftuam për të arritur deri në fund të suksesshëm.
Kemi një grup spektakolar dhe jemi si një familje që nga dita e parë e punës”, shprehet i entuziazmuar për Struga Ekspres, trajneri strugan Seit Kreka.

“Familjet tona gjithashtu vuajnë me gjithçka që kalojmë gjatë gjithë sezonit, dhe kështu këto trofe janë dedikuar për ta dhe për të gjithe që na kanë ndihmuar gjatë gjithë vitit.
Ishte nje vit i madh, me shumë pune , sakrifice , përkushtim dhe natyrisht dashuri për shkollën”,përfundon trajneri Seit Kreka.

Kujtojmë se Seit Kreka ka një numër të madh suksesesh në të të gjitha turnetë evropiane dhe vendore, duke u shpallur disa herë kampion evrope me shkollën e futbollit.
(Struga Ekspres)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments