Friday, March 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionSARAJEVA

SARAJEVA


SARAJEVA !
“Qyteti i SARAJEVËS si gjithmon i bukur dhe i këndshëm për vizitorët.Ate e bëjnë të tillë edhe SHQIPTARËT me dyqanet e tyre në zemër të Bashçarshis!
Në një hapsirë të vogël qëndrojnë afër njëra tjetrës në harmoni si Xhamia edhe Kisha katolike dhe ajo ortodokse !
Ndërsa raportet shqiptaro-boshnjake janë shumë të afërta një gjë e tillë nuk është edhe në politikë. Shqiperia ka tërhequr ambasadën nga Sarajeva ndërsa BH vazhdon mos ta njohë edhe më tej pavarësin e Kosovës.Nga ana tjetër komunikimi i njerëzve që kan lidhje farefisnore po rëndohet shtohet kontrabanda nga ana tjetër shprehet ish ambasadori Muharrem Zejnullahu i cili jeton dhe vepron në Sarajevë ! Ai gjatë bisedës shpreh admirim dhe besim të fortë ndaj kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit me shpresë se ai do reflektojë dhe ky ngërç diplomatik do tejkalohet !
Flamuri SHQIPTARË valon i lirë në zemër të Sarajevës në zyrat e klubit shqiptarë aktivitetet e të cilës i mbulojnë në mënyrë vullnetare vet shqiptarët e Sarajevës.Ndërsa shteti shqiptarë vazhdon të ngelet i verbër ndajë interesave të shqiptarëve këtu roli i të cilëve ka qen kyç në çlirimin e Bosnjes nga agresori serb !
Në afrimin e raporteve diplomatike një kontribut shkencorë ditë më parë dha Ambasadori Shaban Murati i cili këtu promovoi librin e tijë BOSNJA NJË PIKPAMJE NGA TIRANA!
Të dy kombet thujse kan paguar çmimin më të lartë në luftë me numrin e madh të viktimave nga gjenocidi barbar serb.
Atëhere si ka mundësi që kryeministri shqiptarë ndihet kaq i preokupuarë për raportet shqiptaro-serbe ndërsa po neglizhon raportet shqiptaro-boshnjake ?!
Bosnja mbetet shteti që lidhet me Kosovën përmes krahinës Sanxhakut e cila në një të ardhme të afërt duhet ti bashkohet Kosovës !
Duke u larguarê nga Bosnja ndëgjojm falemnderimet e popullit boshnjak të cilët gjetën strehim tek shqiptarët e Maqedonis në ditë të vështira !
Mbetemi me shpresë,që Tirana do kthejë sytë nga Bosnja ndërsa kjo e fundit do merr guximin dhe ta pranojë Kosovën!”- Suat Saqipi

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments