Saturday, April 20, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionSafet Biba nga Pohumi i Strugës, njeriu që hapi shkollën shqipe në...

Safet Biba nga Pohumi i Strugës, njeriu që hapi shkollën shqipe në Australi në vitin 1980

Arian Biba (Struga Ekspres)
I lindur në vitin 1948, me profesionin mësues. U shperngul nga vendlindja ne vitin 1973, detyruar të marre me vetë edhe familjen, gruaja Sabra dhe djali Xhevit. Une, Ariana, linda ne Australi me vitin 1975. Si rezultat i emigrimit une dhe Xheviti, si shumë femi të tjerë, u detyruam të jetojmë në nje shtet të huaj, me një gjuhë, kulturë, e rreth të huaj.

Duke marrë parasysh rrezikun që i kanosej femijëve, prinderit e mi nisen aktivitete për të mundesuar hapjën e shkollës Shqipe. Me gatshmërine e tyrë dhe me mirëkuptimin e organave Australiane, shkolla Shqipe ne Illawarra u hap në vitin 1980.

Shkolla Shqipe ishte nje organizim i fuqishëm qe e mbrojti rininë sonë të mërguar. Sot femit e gjenerates sonë e flasin gjuhën shqipe, e kultivojën letërsine shqipe, e njohnin historinë dhe gjeografinë etnike të vendit tonë dhe shkruajnë e lexojnë në gjuhën shqipe, të gjithë faktor që e ruajtjën identitëtin tonë.

Në ketë kohë, bashkë me rilindesit Shqiptarë babi e krijoj Shoqerin Kulturore Artistike “Bashkimi” e Illavarës. Babi u emeruar si antar i bordit të Ethnic Affairs Commission, dhe aty ai i perfaqesonte interesat e komunitetit Shqiptar në Illawarra. Komuniteti ynë mori fonde për përpjeket arsimore, kulturore dhe artistike. Morrëm pjesë në parada ku perfaqësuam kulturën Shqiptare dhe rregullisht organizonim funksione ku nxënesit e shkollës recitonin poezi dhe vallëzonin valle kombëtare.

Sot babi është pensionist, dhe vitin e fundit ka vujatur nga shendeti, por prap se prap vazhdon të jet aktiv në mbrojtjen e identitetit. Ai vazhdon ti mesoje mbesat dhe nipin gjuhën dhe kulturen e tyrë. Jam krenare të them që për shkak të babit, femijët e mi janë Shqiptarë të gjenerates së dytë në Australi që flasin e shkurajnë Shqipe.

Edhe sepse jemi rritur në mergim, jemi rritur me frymarjën Shqiptare, në ambientin Shqiptar, me plot dashuri në zemer për atdheun. Kjo eshtë merita jotë babi! Faleminderit!

Jemi krenar për një baba/gjyshi kaq të mrekulluëshem që nuk kurseu asgjë për familjen dhe atdheun! Është shumë e rëndësishme që sot mund ta uroj ditëlindjen babi. Gëzuar! Gëzuar! Gëzuar!. Të uroj gjitha të mirat të kesaj bote! Të uroj lumturi dhe shendet! Edhe 100 se bashku me ne! Të dua shume babi!

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments