Wednesday, April 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionSa është gjallë Ali Zajazi mos besoni se BDI-ja është e përçarë!

Sa është gjallë Ali Zajazi mos besoni se BDI-ja është e përçarë!

Shkruan Urim SALIHU

Luftoja dikur t’a mundnim BDI-në dhe ata e dijnë këtë, po aq sa unë e mësova se grindjet e tyre në momentin kur ne i quanim si përçarje, nuk dilnin të jenë ashtu.

Ne mendonim se ata zihen për tu bërë sekretarë, kandidatë për deputetë, a kryetar komune në kohë të ndryshme.Dhe fiks në momentin kur ne si opozitë, me zërin e revoltës deri në qiell, mbushnim sheshin e madh të Tetovës në tubime përmbyllëse, në fakt jo vetëm sheshin, por turma arrinte deri tek tregu i qytetit.Atë moment kur ne imagjinonim fitoret, rezultati dilte përgjysëm.Ata 20 deputetë dhe ne 10.

Ku treteshin ajo turmë e madhe jona.

Ky treteshin votat.E zëmë se i vodhën, por gjithë votat nuk vidhen.
Ose BDI i kishte hipnotizuar njerëzit dhe këta të fundit e donin atë që s’mund të thonë se nuk e duan derisa dy decenie e mbajnë në pushtet, ose ne zgjënjeheshim dhe u besonim rejtingjeve të rrejshme.
E dini përse ndodhte kjo?!

Për shumë arsye.

E para për shumë njerëz që e shanin, më pas BDI-në mezi prisnin ta votonin në zgjedhjet tjera.Kishte shumë njerëz fallso që ndryshe flisnin dhe ndryshe bënin.
E dini përse na fitonte BDI-ja ?!

Sepse lideri i tyre e mbante në kontrollë atë.S’kishte rëndësi kush ishte sekretari, kush ishte kryetari i degës .Thjeshtë ajo që dukej si përçarje e thellë brenda tyre ishte krejt ndryshe kur ndodhnin zgjedhjet.Ne me bindjen se këtë herë s’ka ku na shkojnë dhe do t’i mundim, duke menduar se janë të përçarë, ndërsa ata me melodinë e fitores na këndonin nga selia duke na dëshiruar opozitë të qetë dhe të mbarë .Pastaj shumë prej nesh që besonim në kauzën opozitare, ndryshonte ngjyrat nga e kuqe në të kaltër.Në zgjedhjet tjera e kishe në shtabin e BDI-së.Mësova ndër vite se BDI-në e shajnë më shumë ata që kanë humbur privilegjet dhe ata që dikur ishin të gatshëm të të përpinin po për BDI-në.Fakti që disa u arratisën në parti tjera nuk ishte se këtë e bënin për kauzën shqiptare, por për shkak se “tavolina e ushqimeve” kishte mbaruar.

Dhe kështu vitet kalonin e kalonin. Sheshet tona mbusheshin, por fiks në momentin kur mendonim se BDI-ja ishte e përçarë, të tillë ishim në fakt ne.Ose dezertonte një figurë partie, ose ndryshonte taborin, ose kënaqej në raundin e dytë të bëhej kryetar ose deputet po me votat dhe ndihmën e BDI-së dhe kështu ata na fitonin dy herë.
Sa është gjallë Ali Zajazi mos besoni se BDI-ja është e përçarë .E përçarë është opozita që ka humbur rrugën dy decenie dhe nuk e di se çfarë ndodhë me t’a dhe jo më të sfidojë partinë që u kalb duke qeverisur.Përgjegjësinë nuk e kemi më ne votuesit aq sa ata që humbin prej partisë shqiptare që qeverisë prej kohësh dhe nuk janë në gjendje ta rrëzojnë nga froni.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments