Saturday, April 20, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionRyshfeti në Maqedoni mbyt talentin dhe inovacionin

Ryshfeti në Maqedoni mbyt talentin dhe inovacionin

Në mënyrë të pandryshueshme, kostot sociale vijnë paralelisht me kostot mbi biznesin, efekte shumë të dëmshme mbi punësimin, shëndetësinë, arsimin, si dhe një humbje e shpresës në këtë vendë. Ryshfeti është një problem ku: shtrembëron konkurrencën, dëmton ndërmarrjet dhe është një mallkim për bizneset. Ai mbyt talentin dhe inovacionin dhe vret sipërmarrjen. Në shumë raste, janë më të varfrit e shoqërisë ata që e pësojnë më keq. Për bizneset, ryshfeti është një kërcënim që ka nevojë të menaxhohet në mënyrë aktive, si mashtrimi apo përvetësimi.
Duke treguar një qëndrim të fuqishëm kundër ryshfetit, jo vetëm që do të luftojmë këtë fenomen, por kjo do të shërbejë si një nxitje për biznesin, veprime të fuqishme kundër ryshfetit do të forcojnë tregun e lirë. Kjo do të shtyjë më tej konkurrencën dhe do t’u sigurojë konsumatorëve dhe publikut një pazar më të drejtë e më të mirë. Çmimet ulen, shërbimet përmirësohen dhe biznesi rritet. Por, mbi të gjitha, qëndrimi i fortë kundër ryshfetit do të tërheqë biznese dhe investime.
Ryshfeti krijon dëme edhe më të mëdha në vendet në zhvillim, të cilat mund ta përballojnë atë më pak nga të gjithë. Vendet në zhvillim përballen mjaftueshëm me luftën për të ndërtuar ekonominë, të krijojë sisteme të duhura tatimore, të ofrojnë shërbime publike si shëndetësia
dhe arsimi, si dhe të nxitin rritjen. Ryshfeti shton kostot, mashtron sistemin dhe vjedh të holla. Ai fut në kurth të varfërisë njerëz dhe shtetin.
Shumë vende kanë tashmë ligje të ashpra mbi ryshfetet, por nuk ka dyshim që mund të bëhet akoma më shumë për t’i bërë ato më të forta dhe të zbatohen plotësisht, OECD ka kryesuar përpjekjet ndërkombëtare për të trajtuar ryshfetin në të gjithë botën, Konventa e OKB-së kundër korrupsionit, G20-a që bashkohen në përpjekje për të trajtuar këtë problem etj.
Unë vendosmërisht besoj se akti mbi Ryshfetin në Maqedoni do të bëjë më shumë për të mbështetur biznesin dhe tregtinë tonë me botën. Por, Maqedonia nuk mund të ketë sukses vetëm. Vetëm nëpërmjet veprimit global, udhëheqjes së vendosur dhe përmes veprimit të qeverisë edhe në me mbështetjen e biznesit do të bëjmë të mundur të ardhmen e begatë që të gjithë duam të shohim.
Selim Iljazi

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments