Friday, April 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBotaRusia: Votuesit bojkotuan zgjidhje të imponuara nga jashtë

Rusia: Votuesit bojkotuan zgjidhje të imponuara nga jashtë

Rezultati nga referendumi në Maqedoni tregon se votuesit vendosën të bojkotojnë zgjidhje të imponuara nga jashtë, njoftoi Ministria ruse e Punëve të Jashtme.

“Politikanët udhëheqës nga NATO dhe Bashkimi Evropian drejtpërdrejtë u inkuadruan në fushatën propaganduese, duke mos u përmbajtur nga përzierja në punët e brendshme të vendit. Edhe krahas faktit që dy e treta e qytetarëve të Maqedonisë nuk e mbështetën Marrëveshjen e Prespës, rezultatet nga referendumi menjëherë u përshëndetën nga liderët e BE-së dhe NATO-s, si dhe nga Uashingtoni. Ata janë vendosur ta përfshijnë Shkupin në NATO edhe krahas qëndrimit kundërshtues të qytetarëve të Maqedonisë”, njoftojnë nga MPJ-ja e Rusisë.

Moska zyrtare, siç thuhet, edhe më tej e përfaqëson pozicionin parimor se një zgjidhje e përhershme mund të gjendet vetëm midis dy vendeve, pa përzierje nga jashtë, dhe vetë në kuadër të sistemit juridik dhe me mbështetje të gjerë publike.

“Është e qartë se Marrëveshja e Prespës nuk i përmbush këto kritere. Ajo është kontradiktore me të drejtën ndërkombëtare dhe Kushtetutën e Maqedonisë, që vazhdimisht është theksuar nga presidenti i shtetit Gjorge Ivanov, duke e përfshirë edhe fjalimin e tij Para Asamblesë Parlamentare të KB-së.
Rusia si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të KB-së me vëmendje e ndjek situatën. Konsiderojmë se në pajtueshmëri të paragrafit 3 nga Rezoluta 845 e KS të KB-së, rezultatet nga negociatat midis Shkupit dhe Athinës duhet të shqyrtohen në Këshillin e Sigurimit”, thuhet në kumtesën e MPJ-së ruse.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments