Tuesday, April 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniRritet në maj për 11,2 për qind numri i turistëve në Maqedoni,...

Rritet në maj për 11,2 për qind numri i turistëve në Maqedoni, krahasuar me majin e vitit të kaluar

Në muajin maj të këtij viti Maqedoninë e kanë vizituar 11,2 për qind më shumë turistë të huaj në krahasim me majin e vitit të kaluar, publikoi Enti Shtetëror për Statistikë.
Numri i turistëve të huaj që e kanë vizituar vendin në maj, arrin 72.627, ndërsa numri i tërësishëm i turistëve në këtë muaj ka arritur 104.034, me ç’rast janë realizuar 211.234 bujtje.

Numri i turistëve vendor në maj të vitit 2018, në krahasim me muajin maj të vitit 2017, është rritur për 1,2 për qind.

Numri i bujtjeve të turistëve vendor në maj të vitit 2018, në krahasim me majin e vitit 2017 është zvogëluar për 4,8 për qind, ndërsa numri i bujtjeve të turistëve të huaj është rritur për 12,4 për qind.

Në periudhën janar-maj të vitit 2018, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, numri i turistëve është rritur për 15,1 për qind, dhe atë te turistët vendor ka rritje prej 7,8 për qind, ndërsa te turistët e huaj ka rritje për 19 për qind.

Në periudhën janar-maj të vitit 2018, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, numri i bujtjeve është rritur për 13,6 për qind dhe atë: te turistët vendor ka rritje për 5,4 për qind, ndërsa te turistët e huaj ka rritje për 19,1 për qind.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments