Friday, March 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeShëndetësiRritet bilanci në Shqipëri, shkon në 38 persona numri i të infektuarve...

Rritet bilanci në Shqipëri, shkon në 38 persona numri i të infektuarve me COVID-19

Nga analizat e fundit për rastet e dyshuara me COVID-19, numri i personave të infektuar është rritur me 5 raste të reja. Instituti i Shëndetit Publik bën të ditur se, deri në këto momente janë testuar 505 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 38 raste në total.

Prej tyre, 12 persona janë shtruar në Spitalin Infektiv (nga Tirana, Durrësi, Fieri, Lushnja dhe Rrogozhina). Dy persona paraqiten në gjendje jo të mirë shëndetësore dhe për këtë arsye janë në terapi intensive. Bëhet fjalë për një 66-vjeçar nga Lushnja dhe një 61-vjeçare nga Fieri. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

“Në 24 orët e fundit nga ana e Institutit të Shëndetit Publik në bashkëpunim me epidemiologët e Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetësor, ka vazhduar pa u ndalur puna në terren, për identifikimin e rasteve dhe për gjurmimin e kontakteve të rasteve të konfirmuara tashmë me Covid-19. Dua t’ju bëj thirrje edhe një herë të gjithë qytetarëve, të respektojnë rregullat e reja dhe të qëndrojnë në shtëpi. Të kufizojmë rrezikun sa më shumë të jetë e mundur”, deklaroi drejtorja e ISHP, Albana Fico.

Nga rastet e konfirmuara pozitivë:

Tiranë 22 raste

Durrës 5 raste (njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë)

Fier 5 raste

Lushnjë 2 raste

Elbasan 2 raste

Rrogozhinë 2 raste

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments