Friday, March 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiReshjet e shiut, probleme të shumta në Strugë

Reshjet e shiut, probleme të shumta në Strugë

Reshjet e rrëmbyeshme të shiut kanë shkaktuar probleme serioze dhe në rajonin e Strugës. Situata më kritike paraqitet në fshatin Teferiç, ku sipërfaqe të tëra të tokës punuese janë mbuluar nga uji.
Vërshimet rrezikojnë edhe shtëpitë e fshatit. Kjo sipas banorëve të fshatit Teferiç për shkak se kanali që është paraparë për mbrojtjen nga vërshimet nuk është pastruar nga autoritetet kompetente tani e 9 vite me radhë. Ndonëse uji ka filluar të tërhiqet ngadalë, banorët kërkojnë nga autoritetet lokale zgjidhje afatgjate të problemit.

Në qytet, gjendja më kritike është në lagjen Plitishtë. Rrugë të tëra janë nën ujë, ndërsa qytetarët ankohen se edhe pusetat janë mbushur me ujë, prandaj nuk mund të përballojnë sasinë e shiut që ka ra dy ditët e fundit në Strugë. Të veshur me çizme, shprehen se tërë natën kanë qëndruar zgjuar dhe me pompa kanë tentuar të thithin ujin nga shtëpitë.

“Kemi mjaft dëme. Është alarmuar në të gjitha institucionet kompetente. Askush nuk ndërmerr asgjë. Në rrugën kryesore vetëm erdhi policia, i vendosi barikadat dhe tha se prej këtu të mos qarkullohet meqë kishte rreth 70 centimetra ujë. Te fqinjët është shkaktuar shumë dëm. Kemi dëmtime të tavolinave, karrigeve, krevateve”- thotë një banor i Strugës.

Nga Komuna e Strugës për televizionin Alsat shprehen se ekipe të tyre kanë intervenuar kudo ku ka pasur nevojë me makineri ndërtimore dhe me pompa. Në fshatin Podgorcë ka pasur rrezik nga rrëshqitja e disa shtëpive për shkak të sasisë së madhe të ujit që ka ardhur nga mali mbi këtë fshat. Por, është intervenuar me kohë dhe është mënjanuar rreziku.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments