Friday, April 19, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiReagon policia për zjarret e shkaktuara në malet e fshatrave të Strugës

Reagon policia për zjarret e shkaktuara në malet e fshatrave të Strugës


Të ballafaquar me zjarret e shpeshta në rripa dhe fusha pyjore, në kallamishte në zonat bregdetare dhe në zona të tjera të hapësirave të hapura, SPB-Ohër do të ndërmarrë masa të forta me një plan parandalues, informohet Struga Ekspres.

Qëllimi i këtij plani është të mbrojë njerëzit dhe jetën e tyre, pronën dhe burimet natyrore, të zvogëlojë efektet e dëmshme, të rrisë ndërgjegjësimin për rrezikun e zjarreve dhe të sanksionojë individët që i shkaktonë këto zjarre.

Në këtë drejtim, SPB-Ohër përfshin të gjitha lehtësirat për kontrollin, parandalimin dhe mbrojtjen e pyjeve nga zjarri dhe lokalizimin e saj.
Parasheh bashkëpunimin me njësitë të anti-zjarrit, “Pyjet e Maqedonisë” Parqet kombëtare, pyjore dhe policisë kufitare, Ushtria, autoritetet lokale, mediat, Kryqi i Kuq dhe subjektet tjera relevante dhe institucionet,informoohet Struga Ekspres nga MPB-ja!

Nuk do të ketë patrullime të përbashkëta të oficerëve të policisë dhe të policisë pyjore, me qëllim parandalimin dhe sanksionimin e sjelljes jo etike të individëve, mbikëqyrjen e ndërmarrjeve të cilat menaxhojnë pyjet dhe udhëzime për kontrollin zgjeruar.

Bashkëpunimi intensiv parashihet me institucionet në nivel lokal dhe rajonal për shkëmbimin e informacionit në lidhje me zjarret, duke organizuar asistencë shtesë në pajisje, forca dhe fonde.

Si pjesë e konceptit “Bashkëpunimi policor-komunitar”, me qëllim të parandalimit dhe mbrojtjes nga zjarret, do të ketë takime me grupet këshilluese të qytetarëve, këshillat lokal, si dhe shpërndarjen e materialeve propaganduese dhe fletushkave për edukimin dhe informimin e popullatës.

(Struga Ekspres)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments