Saturday, April 20, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiReagon komuna e Strugës për uljen e nivelit të lumit Drin

Reagon komuna e Strugës për uljen e nivelit të lumit Drin

Komuna e Strugës dhe PHE “ Drini i Zi “ bashkëpunojnë në interes të qytetarëve të Komunës së Strugës

Komuna e Strugës njofton qytetarët e Strugës se niveli i ujit të lumit Drini i Zi gjatë dy ditëve të fundit u ul për një nivel të caktuar për arsye të punimeve ndërtimore në një nga lokalitetet buzë Drinit, për të cilat ishte e nevojshme që disa nga mehanizmat të vepronin nga shtrati i lumit.

Për këtë arsye investitori iu drejtua Komunës së Strugës dhe më pas sëbashku i kërkuan degës së ELEM-it në Strugë, PHE “Drini i Zi” nën kompetencat e të cilëve është sistemi për rregullimin e nivelit të ujit të lumit, të ndalojnë rrjedhën e ujit që të mund të kryhen ndërhyrjet e nevojshme në kohën më të shkurtër të mundshme, duke lejuar qasje të sigurtë.

Demantojmë të gjitha akuzat për pasojat ekologjike dhe theksojmë se SH.A ELEM dhe Komuna e Strugës bashkëpunojmë vite të tëra vetëm në interes të popullatës lokale si dhe se Komuna e Strugës i përkrah të gjitha aktivitet e ELEM që janë në interes të qytetarëve siç janë, pastrimi i barishteve të lumit, një ose dy herë mbrenda vitit ku niveli i lumit ulet deri në nivelin më të ulët të mundshëm, shumimin e Liqenit të Ohrit me peshq një herë në vit, ndaljen e rrjedhës së ujit si shenjë preventimi, në kërkesë të vetë qytetarëve gjatë pritjes të reshjeve, si dhe pastrimin e rërës nga shtrati i lumit Drin i Zi gjë që ndihmon në rrjedhën e ujit të lumit , aktivitet që SH.A ELEM dega PHE “Drini i Zi” e ka paraparë për këtë vit.

Ky veprim, i cili nuk është ndërmarrë nga as edhe një organizatë për 38 vite, do të rrisë sigurinë e qytetit të Strugës nga përmbytjet për një periudhë afatgjatë, do të ndikojë në kullimin e ujërave nëntoksore si dhe do të zvogëlojë mundësinë që uji të del nga shtrati dhe të shkaktojë përmbytje nëpër tokat bujqësore apo tokave tjera përgjatë shtratit/ rrjedhës së ujrave të lumit Drin i Zi.

Komuna e Strugës

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments