Friday, March 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeKosovëRamush Haradinaj: Tirana zyrtare po lobon në Amerikë për ndarjen e Kosovës

Ramush Haradinaj: Tirana zyrtare po lobon në Amerikë për ndarjen e Kosovës


Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një intervistë ekskluzive për Ora News në Tiranë, tha se amerikanët në çdo deklarim të tyre zyrtar nuk favorizojnë një opsion, por kanë dëgjuar palët.

Ndërkohë që po lobohet nga Kosova, Serbia por dhe Tirana zyrtare për ti bindur se korrigjimi i kufijve është formula e duhur. “Po bëjnë shumë gabim” tha Haradinaj duke nënvizuar se dhe media ka rënë në grackën e këtyre.

Pjesë nga intervista

Ramush Haradinaj: Kushdoqë ende më tutje e zvogëlon këtë Kosovë është armik. çdo ngacmim i kësaj arritjeje, apo çelje është kthim prapa për shqiptarët. Amerikanët në çdo deklarim të tyre zyrtar nuk favorizojnë një opsion, por kanë dëgjuar palët

Sonila Meço: Si e lexoni letrën e presidentit Trump?

Ramush Haradinaj: Më e mira e mundshme. I gëzohet suksesit të Kosovës së pavarur dhe sovrane dhe nuk ka asnjë dilemë që vë në dyshim 17 shkurtin 2008.

Sonila Meço: A ju shqetësojnë deklaratat e zotit Bolton?

Ramush Haradinaj: Është një tendencë e atyre që kanë në ide ndarjen e Kosovës me u thirr në emër të administratës së presidentit Trump dhe Amerikës. Lobojnë atje për një fleksibilitet deklaratash që të intepretohet këtu si përkrahje. Ne komunikojmë përmes mesazherëve dhe ata thonë se nuk kemi një plan të preferuar por kërkojmë një zgjidhje të qëndrueshme të zbatueshme dhe që hap prespektivën e rajonit.

Është një nxitim i madh i mediave, që kanë rënë në grackën e atyre që mundohen të shesin këtë idenë e ndarjes, sepse çdo lloj korrigjimi është ndarje.

Sonila Meço: Pra për ju SHBA është garanci e plotë e ruajtjes së një marrëveshje që nuk prek kufijtë e Kosovës

Ramush Haradinaj: Amerika asnjëherë nuk ka vënë në pikëpyetje Kosovën e pavarur dhe sovrane. Të vetmit që e kanë vënë në pikëpyetje janë ata që prej Kosovës mundohen t’i bindin në Amerikë se zgjidhja…

Sonila Meço: Prej Kosove

Ramush Haradinaj: Prej Kosove, prej Serbie por dhe prej Tiranës zyrtare në raste të caktuara me i bindë se kjo është formula por bëjnë gabim shumë, sepse ne kemi shpallur Kosovën e pavarur me 17 shkurt me këtë territor dhe me këta kufij.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments