Thursday, April 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniQeveritë shkojnë e vijnë, ndërsa qasja e BDI-së ndaj shqiptarëve ngelet e...

Qeveritë shkojnë e vijnë, ndërsa qasja e BDI-së ndaj shqiptarëve ngelet e njëjtë

Siç duket perëndesha e drejtësisë në Maqedoni në vend të t’i ketë të dy sytë e lidhur, asaj si duket pushteti po ja lë njërin hapur, si është e mundur që asnjë funksionar i BDi-së, qoftë i nivelit të lartë apo të ulët të mos hetohet nga PSP-ja.
Shikuar në këtë prizëm del se BDI na qenka e pastër si loti, dhe se asnjëri prej tyre nuk na qenka i involvuar në krime dhe inskenime të ndryshme.

Duke pasur parasysh se një nga përgjegjësitë kryesore të qeverisë është pikërisht departizimi dhe depolitizimi i gjyqësorit, në përputhje me aspiratën për anëtarësim në BE dhe NATO, angazhimi i ish funksionarëve të BDI-së edhe në këtë nomenklaturë, siç është rasti me ish zv ministrin e brendshëm, Xhelil Bajrami, tani zv prokuror publik duket se është një autogol.

Gjatë periudhës së tij si zëvendës Ministër i MPB ndodhën shumë aksione policore ndaj shqiptarëve, kujtojmë për opinionin shqiptar edhe konferencën për shtyp të zv Ministrin të asaj kohë Xhelal Bajrami i cili theu parimin e presumimit të pafajsisë duke i shpallur fajtor dhe vrasës të dyshuarit e rastit të Monstrës pa e dhënë drejtësia verdiktin e saj.

Por nuk qëndron vetëm këtu çështja, prej kohësh BDi e ka defaktorizuar veten lidhur me vendimarrjen në pushtet dhe në të ardhmen pritet që të bëjë të njëjtën gjë që ka bërë në të kaluarën. Ajo tashmë e ka dëshmuar se është një grupacion që e trajton pushtetin si përfitim që duhet ndarë mes njerëzve brenda grupit.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments