Thursday, March 28, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniPunëdhënësit që do ta shfrytëzojnë ndihmën financiare për të paguar pagat nuk...

Punëdhënësit që do ta shfrytëzojnë ndihmën financiare për të paguar pagat nuk duhet ta zvogëlojnë numrin e të punësuarve

Punëdhënësit që do ta shfrytëzojnë ndihmën financiare për të paguar pagat nuk duhet ta zvogëlojnë numrin e të punësuarve në prill, si dhe dy muaj pas përfundimit të masës, pra deri në korrik.

Ky është ndryshimi në Dekretin për mbështetjen financiare të pagave që Qeveria e miratoi sot në vazhdimin e seancës së 48-të.

Krahas kësaj, është miratuar edhe plotësimi i Dekretit për zbatimin e Ligjit për marrëdhënie pune gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, i cili mundëson punësim retroaktiv të personave, punësimi i të cilëve u është ndërpre në periudhën nga 11 marsi deri më 30 prill dhe paraqitjen e tyre në mënyrë të duhur në sistemin e sigurimit të detyrueshëm social.

Punëdhënësit që bien dakord për punësim retroaktiv të personave, punësimi i të cilëve është ndërprerë, do të jenë në gjendje ta bëjnë këtë deri më 7 maj, dhe kështu plotësojnë kriteret për marrjen e të drejtës për të përdorur masën e ndihmës financiare për pagesën e pagave në prill dhe maj.

“Me ndryshimet konfirmohet, garantohet dhe përforcohet politika e qeverisë për ruajtjen e vendeve të punës, në kushte të krizës të shkaktuar nga koronavirusi, sigurohet mbrojtje e të drejtave të punëtorëve, të ardhura të denja dhe pamundësohet ndërprerja e padrejtë e marrëdhënieve të punës të punëtorëve”, thonë nga Qeveria.

Sqarojnë se punëdhënësi nuk duhet të zvogëlojë numrin e të punësuarve, përveç në rast pensioni dhe vdekje të një punonjësi, anulimin e kontratës së punës nga punëtori, anulimin e kontratës së punës pa njoftim nga punëdhënësi për shkak të shkeljes së urdhrit të punës dhe disiplinimi ose obligimet e punës, marrja në punë me kontratë e një punonjësi, përfundimi i vlefshmërisë së kontratës së punës në bazë të aktgjykimit gjyqësor dhe përfundimit të vlefshmërisë së kontratës së punës për shkak të paaftësisë të përhershme për punë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments