Friday, March 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionPse heshtni për ikjen e madhe të struganëve o "intelektual" strugan të...

Pse heshtni për ikjen e madhe të struganëve o “intelektual” strugan të mbytur në pisllëqe, hajdutëri dhe hipokrizi!?

Qyteti i Strugës po perballet me ikjen e qindra e mijëra struganëve, duke përjetuar dhimbjen më të madhe gjatë historisë së saj,ajo ka plagët e mëdha që nuk shërohen dot edhe as pas dhjetra e dhjetra viteve të ardhshme!

Çdo ditë dhjetra drita shtëpishë po shuhen,po shuhen ëndrrat, dëshirat për një të ardhme më të mirë, kurse bashkë me ëndrrat e tyre kapin çdo ditë valixhet dhe mbyllin dyertë e shtëpive duke u larguar drejt perëndimit.

Shumica e qytetarëve, të quajtur “intelektualët” e Strugës jane të përgjumur atëherë kur duhet të reagojnë më shume pas cdo të keqe që përballet qyteti (perjashtojmë disa intelektual të guximshëm që mund të numërohen me gishta).

Keto “burra” të këtij qyteti janë bërë mashë e ndonje partie apo interesi personal.

Por mos të harrojmë se ata jane aktiv më shumë kur pushteti lokal apo qendror organizon ndonjë manifestim,drekë apo darkë.

Këta sahanlëpirës, ashtu të “fryrë”,dhe të veshur me kollare ekspozohen duke garuar më shumë se kush të jetë i pari në qendër të vëmendjes, të publikut apo të mediave duke luajtur rolin e hipokritit.

Ata nuk kanë guximin të flasin për ikjen e madhe të qytetarëve strugan,largimin masiv të tyre, ata zgjedhin të heshtin ose keto probleme i trajtojnë nëpër lokale të Struges,(herë herë kthejnë kokën pas se mos i degjoj ndonjë për ato që flasin).

Nuk kanë “faje”,sepse kanë femijët e tyre në punë dhe nuk duan të prishin rehatinë e tyre,pisllëkun e tyre, hajdutërinë e tyre.

Po ata mijëra tê rinj që u larguan nga Struga dhe që ne ua vramë ëndrrat dhe shpresat për një jetë më të mirë!?

(Struga Ekspres)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments