Friday, April 19, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeShëndetësiPse disa njerëz i kanë shumë të dukshme venat?

Pse disa njerëz i kanë shumë të dukshme venat?

Venat tona paraqesin një sistem “smart” të valvulave të gjakut që kryejnë një funksion të rëndësishëm duke dërguar gjakun dhe oksigjenin nga zemra në trup.

Normalisht, ne nuk mendojmë për venat tona aq shumë derisa t’i shohim ato kur na dalin në lëkurë. Nëse venat tuaja bëhen të dukshme dhe nuk mund të kuptoni se pse ka ndodhur kjo, mos u shqetësoni. Vena të dukshme ndonjëherë mund të na tregojnë për disa probleme shëndetësore, por në shumë raste ato kanë shkaqe natyrore që nuk janë të rrezikshme për shëndetin tuaj.

Më poshtë ju tregojmë arsyet pse venat tona mund të bëhen të dukshme:

Venat e dukshme mund të jenë normale vetëm për llojin tuaj të lëkurës.
Specialistët thonë se njerëzit me lëkurë të çelët kanë më shumë gjasa të kenë venat e dukshme sesa ata me ton të errët të lëkurës. Lëkura e hollë mund të jetë gjithashtu një arsye. Teksa plakeni, shtresa e yndyrës nën lëkurë bëhet e hollë dhe e hollë. Kjo është arsyeja pse njerëzit e moshuar shpesh kanë venat e dukshme në duar, këmbë dhe pjesët e tjera të trupit.

Venat mund të bëhet të dukshme pas ushtrimeve.
Venat e dukshme gjatë një stërvitjeje është normale. Kur ju ushtroni, muskujt tuaj punojnë, ato fryhen dhe mund të shtyjnë venat tuaja në drejtim të sipërfaqes së lëkurës duke i bërë ato të dukshme. Pas ushtrimit, muskujt tuaj tërhiqen dhe venat tuaja bëhen më pak të dukshme.

Shumë gra vëzhgojnë venat që u dalin shumë në sipërfaqe të lëkurës gjatë shtatzënisë.
Venat e dukshme janë një çështje me të cilën përballen shumë gra shtatzëna dhe nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Vëllimi i gjakut i një gruaje shtatzënë është më i lartë se ai i një gruaje jo shtatzënë dhe venat po përpiqen të mbajnë lart këtë sasi të shtuar të gjakut. Nëse përjetoni venat e dukshme gjatë shtatzënisë, por ju kurrë nuk i keni pasur ato më parë, ato ndoshta do të ‘zhduken’ pas lindjes.

Venat e fryra janë normale nëse keni yndyrë të ulët të trupit.
Yndyra e ulët e trupit gjithashtu mund të jetë një arsye pse venat tuaja bëhen të dukshme. Njerëzit e dobët kanë një shtresë të hollë dhjami nën lëkurën e tyre dhe kjo shtresë e hollë e yndyrës nuk mund të mbulojë plotësisht venat që i bën ato më të dukshme.

Por ka raste kur venat e dukshme janë arsye për të vizituar mjekun.
Siç kemi thënë më lart, në shumë raste venat e dukshme janë normale dhe nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Sidoqoftë, nëse venat e dukshme shoqërohen nga simptoma të tjera si dhimbja e gjoksit, gulçimi, ulçera, duhet të vizitoni një mjek. Këto simptoma mund të shkaktohen nga probleme shëndetësore të tilla si variçet, tromboflebiti dhe sëmundjet venoze, dhe ato nuk duhet të injorohen.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments