Thursday, April 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeShqipëriPronari dyshon se ka ende trupa nën rrënoja, sot rinisin kërkimet te...

Pronari dyshon se ka ende trupa nën rrënoja, sot rinisin kërkimet te ‘Mira Mare’ në Durrës

Pavarësisht se nga ekzaminimi me sensorë dhe ekipet franceze me qen dhe mjete të tjerë ka rezultuar se poshtë rrënoja nuk ka trupa të tjerë përveç atyre që janë nxjerrë, pas këmbënguljes së pronarit sot do të ketë sërish kërkime tek gwrmadhat e hotel ‘Mira Mare’.

Sot do të rinisin sërish kërkimet në hotelin ‘Mira Mare’ në Durrës pasi pronari i këtij objekti pretendon se poshtë rrënojave ka ende njerëz.

Pavarësisht se nga ekzaminimi me sensorë dhe ekipet franceze me qen dhe mjete të tjerë ka rezultuar se poshtë rrënoja nuk ka trupa të tjerë përveç atyre që janë nxjerrë, pas këmbënguljes së pronarit sot do të ketë sërish kërkime.

dhuro
Pas kërkimeve që do të bëhen duke filluar nga paraditja e sotme nëse do të bien pretendimet e pronarit të hotelit do të fillojë zhvendosja me ekskavator e inerteve.

Nga hotel ‘Mira Mare’ u nxorën të pajetë dy trupa Eviola Broshka që ishte balerinë dhe baristi Sotiraq Misha, ndërsa u shpëtua Adriatik Bode, që ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, raporton gazetari i Report Tv Arsen Rusta.

Tashmë pritet për t’u parë nëse poshtë rrënoja ka trupa të tjerë të pajetë që mund të kenë qenë në hotelin pesë katësh që u shemb.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments