Saturday, April 20, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniProkuroria po heton tre persona për vrasjen e familjes në Dibër

Prokuroria po heton tre persona për vrasjen e familjes në Dibër

Prokuroria Themelore e Gostivarit e konfirmon se tre persona, po llogariten si të dyshuar potencial për vrasjen e trefishtë në Dibër.

Prokuroria nuk tregoi as iniciale, as gjini, e as moshë, vetëm na informoi se të tre personat nuk janë në paraburgim siç ishte raportuar më parë nga disa media, por se janë në qeli për vetëm 48 orë, derisa të bëhen hetimet e nevojshme dhe të kontrollohet nëse këta persona kanë çfarëdo lidhje me rastin.

Prokuroria siguroi se në momentin kur do të skadojë afati prej 48 orësh, prokuroria do dalë me informatë lidhur me vendimin, nëse do të nisë hetim dhe nëse ndaj ndonjërit prej personave që është në arrest, do të shqiptohet ndonjë masë sigurie.

“Prokuroria Themelore e Gostivarit po vepron në mënyrë të vazhdueshme, dhe po heton për vërtetim të përgjegjësisë eventuale penale, por në kontinuitet po mbledh edhe prova. Deri në këtë moment janë arrestuar tre persona të cilëve u është shqiptuar arrest afatshkurtër, prej 48 orësh”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments