Saturday, April 20, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniProfesoresha Gjyla Çeliku në mbrojtje të Halil Kastratit: Zoti i bekoftë humanistët

Profesoresha Gjyla Çeliku në mbrojtje të Halil Kastratit: Zoti i bekoftë humanistët

Videot që bëhen në humanizëm dhe bamirësi sensibilizojnë, motivojnë, ngjallin ndjenjën e humanizmit, mbi të gjitha sjellin lumturi!
Unë më herët kam qenë “no name”, e panjohur për popullin, më sollën në skenë shkrimet e mia me zërin tim, por autoriteti im reflekton edhe në humanizëm. Kam kontribuar, kam postuar edhe video, vazhdoj ta bëj dhe do ta bëj sepse sensibilizoj.
Koha kur unë fillova të publikoj aktivitetet e mia humanitare ishin vërshimet e Hasanbegut, e bëra për dy arsye:
-Të ngacmoj ndjenjat e keqardhjes te popullata për t’u sensibilizuar dhe ndihmuar
-Të inspiroj edhe intelektualët të organizohen ashtu si unë, sepse kishte nevojë për gjithçka, fundja edhe për reklamë ose për inatit tim ta bënin, unë doja ta bënin. I madh e i vogël kontriboi, u angazhuan edhe intelektualët, u kontribua me gjithë forcën e popullit nga kudo, kjo pjesë mua më zgjoi dhe detyroi që nga ajo kohë unë të jem aktive dhe të postoj aktivitetet. Me thanë të drejtën populli jonë çdoherë ka qenë human, por paratë e popullit nuk kanë shkuar te njerëzit në nevojë sepse janë vjedhur nga individë me ndikim dhe pushtete të asaj kohe “surroiane” e “bukoshiane”. Dalin në pah njerëz të mirë që e duan popullin, organizohen me staf dhe kontribojnë, si Halil Kastrati, Elvis Naçi e Femrat Shqiptare Kudo Që Janë me Humanizmi FSHKQJ Femrat Shqiptare Kudo Qe Jane dhe kokën lart vazhdojnë, dalin ca individë me frustracione jetësore që duan t’i nënçmojnë. Është e kotë të merrem unë me njerëz që duan veten e tyre dhe kujtojnë se kanë të drejtë por ama pa të drejtë, pasi I ka shkelur koha. Individët që hedhin pluhur mbi njerëzit humanë, nuk e njohin ndjenjën humane, kur të njohin ndjenjën humane në vepër atëherë do të pendohen.
Unë kam takuar shumë njerëz me pozita dhe pa pozita, por ama humanistët janë individët më të respektuar nga unë!
Zoti i bekoftë humanistët!
Humanistët janë heronjtë e mi!
Humanistët janë ardhmëria dhe vetë dashuria në vepër!

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments