Friday, March 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniPrej sot mos guxoni të dilni pa pajisje dimërore në automjete

Prej sot mos guxoni të dilni pa pajisje dimërore në automjete

Sot fillon të vlejë obligimi për mbajtje të obligueshme të pajisjes dimërore nëpër automjete, i cili do të zgjasë deri më 15 mars të vitit të ardhshëm, përkujtojnë nga Këshilli Republikan për Siguri të Komunikacionit Rrugor (KRSKRR). Apelojnë shoferët që të bëjnë kontroll dhe përgatitje dimërore të automjeteve, në kohë ta sigurojnë pajisjen e nevojshme dimërore, dhe çdoherë ta mbajnë në automjetin e tyre dhe me rregull ta përdorin. Siç shpjegojnë nga KRSKRR, nën pajisje dimërore për automjetet motorike me masë më të madhe të lejuar e cila nuk tejkalon 3.500 kilogramë nënkuptohet pneumatikë dimëror në të gjithë rrotullat me thellësi minimale të reliefeve të shtresave që shkel, nga katër milimetra (4 mm) ose pneumatikë me profil veror në të gjithë rrotulla me thellësi të reliefeve të shtresës së shkel, minimum prej katër milimetra (4 mm) dhe zinxhirë për borë me madhësi adekuate për rrotullat ose mjetet e tjera ndihmëse adekuate. Pajisje dimërore për automjetet motorike me lëvizje të së katër rrotave (4 x 4), nënkupton penumatikë dimëror në të gjithë rrotat me thellësi minimale të reliefeve të shtresës që shkel, prej gjashtë milimetra (4 mm) ose penumatikë me profil veror në të gjithë rrotat me thellësi të reliefeve të shtresës që shkel, prej më së paku katër milimetra (4 mm). Zinxhirë për borë nevojitet të posedojë çdo automjet me pneumatikë me profil veror, dhe madje, në rast kur automjeti është në lëvizje të vazhdueshme, zinxhirë për borë duhet të ketë të paktën për boshtin e pasëm, ndërsa në rast të lëvizjes së përshtatshme, zinxhirë për borë duhet të ketë të paktën në boshtin vazhdimisht të kyçur. Pajisje dimërore për automjetet motorike me masë më të madhe të lejuar e cila tejkalon 3.500 kilogramë nënkupton: pneumatikë dimëror të rrotullave me thellësi minimale të reliefeve të shtresës që shkel, me vëllim dhe gjerësi prej gjashtë milimetra (6mm) pse pneumatikë me profil veror të të gjithë rrotullave me thellësi të reliefeve të shtresës së shkel, sipas vëllimit dhe gjerësisë, me minimum prej katër milimetra (4mm) dhe zinxhirë për borë me madhësi adekuate për rrotat ose mjetet e tjera ndihmëse adekuate. Autobusët dhe automjetet motorike transportuese të cilët për shkaqe teknike nuk mund të vendosin zinxhirë për borë në rrota, nevojitet të kenë pneumatikë dimëror në rrota, dhe vegël – lopatë. Në qoftë se nuk respektohen rregullat për përdorim dhe mbajtje të pajisjes dimërore nëpër automjete, të cilët janë paraparë në Ligjin për siguri të komunikacionit rrugor, çdo shoferi i cili vepron në kundërshtim me dispozitat, do t’i jepet urdhër pagesor me gjobë në vlerë prej 45 euro në kundërvlerë të denarit, gjegjësisht do t’i regjistrohen 25 pikë negative. Nëpunësi policor, sipas dispozitave ligjore, do të urdhërojë që shoferi ta ndalë lëvizjen e mëtejshme të automjetit, nëse nuk vepron sipas shenjës në komunikacion për mbajtje dhe përdorim të obligueshëm të pajisjes dimërore. Gjithashtu, nëpunësi policor mund të urdhërojë që shoferi ta ndalë lëvizjen e mëtejshme edhe atëherë kur nuk ekziston shenjë komunikacioni për mbajtje të obligueshme të pajisjes dimërore, nëse kushtet dimërore në rrugë nuk mundësojë zhvillim të pandërprerë dhe të sigurt të komunikacionit, gjegjësisht nëpunësi policor mund t’i urdhërojë shoferit që detyrimisht ta vendosë pajisjen dimërore në automjet.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments