Thursday, April 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionPostreferendum!

Postreferendum!

Mos u dëshpëroni shqiptarët e mi të dashur, do kemi edhe në të ardhmen referendume, siç kishim edhe në të kaluarën. Në paçim fat, sigurisht. Nëse ndodh sërish të përçahen a rrezikohen nga ndonjë anë armiqt’ e Shqipërisë, në shesh do jemi që të gjithë! Fundja, të gjithë kërkojmë një bashkim kombëtar. Po edhe ,,liderët tanë” (që mos qofshin), sa herë na kanë thënë e do na thonë, se ,,Bashkimi i shqiptarëve do ndodhë vetëm në Bruksel”. Prandaj të shkretët po hanë kokën e njëri- tjetrit, përpara syve tanë, që të na bindin se ata, këtu në këtë vend të mallkuar nuk munden të pajtohen. E si të bashkohet populli pa u bashkuar ,,magjistarët” e bashkimit! Burrat një herë flasin dhe pikë! Ju kujtohet sigurisht lufta në fushatën e zgjedhjeve të fundit parlamentare! U vranë e u prenë ndërmjet tyre, bashkë me kajmekamët kuptohet, dhe të nesërmen, ama bash të nesërmen, kur panë që zaevi po fundosej, menjëherë u përqafuan dhe shpëtuan anijen e zaevit. Më pas, e dini vet si vazhdoi lufta, gjersa u shpif ky referendum i bekuar, që burrat e brukselit, vetëm me një telefonatë nga brukseli ( nga atdheu i shqiptarëve të ardhshëm), përsëri u bënë si një grusht. Ishallah do Zoti e nuk ndalin grushtat, ndryshe mund të bashkohen shqiptarët në tokat e tyre, dhe… iku brukseli në lesh!
Lebit Murtishi

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments