Thursday, April 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinion“Poliagjenti” Vesel Memedi

“Poliagjenti” Vesel Memedi

Shkruan: (Skender Skenderi nga ASH)

Tani më nuk është ndonjë sekret se Vesel Memedi është personi më kontravers që njeh politika shqiptare në Maqedoni. Ai është kryetar i vulave të partisë që i siguroi me vendim të gjykates së Mijalkovit dhe kryeplakut. Por fal, korrektësise njerëzore që rezultoi, gabim politikë i Ziadin Sela , ai arriti të merr mandatin e deputetit. Menjëherë pas kësaj, ai me një vetëbesim të mbështetur nga kuzhina te ndryshme, deklaronte për veten e vetë se është: “profesori intelegjent, Vesel Memedi” dhe si i till, mandatin e deputetit që ja dha peshqesh ASH-ja, e nxorri në tezgën politike si plaçkë lufte.

Dhe të gjithë përcjellnim të habitur këtë sort politikani me biqim hoxhe.njofton shigjeta.net

Çudirat nuk kanë të ndalur, kjo kukull politike, figuron në shumë anë. Andaj me të drejtë njerzit pyesin: “a edhe këtu qenka përzier ky malukat”?

Atë e gjejmë çdo kund, përveçëse te ato, me votat e të cilë ve po bënë kërdinë.

E kur të kujtohesh se është edhe hoxhe, kjo veç e shton dëshperimin. Edhe pse hoxhë është edhe vet Reisi i BFI-së, por edhe ky është andej-kendej me kryeplakun e me vet dreqin e mallkuar.

Diten e flamurit, me 28 nëntor, u zgjuam me lajmin e gëzueshëm për arrestimin e kriminelëve që shkaktuan gjakderdhjen e 27 prillit, ky lajm i gëzueshëm ju shtua informacioni se është bastisur shtepia e një deputeti shqiptar, dhe pa asnjë dyshim të gjithëve na shkoj mendja te “intelegjenti”. Edhe ashtu na doli, “ty ku nuk te lipym, të gjejmë”.

Nuk mund ta marrim me mend, se si ja arsyeton vetes të gjitha këto, si ndjehesh në prani të familjareve apo atyre pak njerëzve që të kanë mbetur!

A ke ndërgjegje o Veles Memedi. Banorët e Çegranit me një buzëqeshje cinike mu përgjigjen: “çka pret nga nipi i Nafi Çegranit”?

Une nuk kam pritur asgjë, por dua të di se çka po pret Vesel Memedi!

Vesel Memedi, një gjë mos e haro, se: “Zoti nuk ta merr shpirtin, pa ta marr fytyrën”.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments