Thursday, April 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniPlagosi gjuetarin, arrestohet 38 vjeçari

Plagosi gjuetarin, arrestohet 38 vjeçari

Sektori për Punë të Brendshme Strumicë nga Prokuroria Publike Themelore Strumicë, ngriti padi penale kundër Z.J. (38) nga Strumica, për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka kryer vepër penale “vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme”, ndërsa gjykatësi i procedurës paraprake i Gjykatës Themelore të Strumicës i përcaktoi arrest në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

MPB kumtoi se pardje rreth orës 13,50 në afërsi të digës Vodoça, i denoncuari së bashku me shtatë persona të tjerë ka qenë në gjah. Në një moment ka gjuajtur një fishek me pushkë pronë e një personi nga Belotina dhe ka qëlluar personin Zh.I. nga fshati Riç, i cili në atë moment ka lëvizur nëpër pyllin e dendur në largësi prej rreth 30 metrash.
Zh.I. është plagosur në kokë me ç’rast ka filluar t’i rrjedh shumë gjak dhe e ka humbur vetëdijen.

I denoncuari me qëllim që ta fsheh ngjarjen, i ka njoftuar personat e tjerë të cilët në ndërkohë kanë ardhur në ndihmë, se Zh.I. nga pakujdesia është vetëplagosur, më pas e ka marrë pushkën të cilën e ka përdorur personi i ndjerë dhe ka dërguar në një vend tjetër në largësi prej 50 metrash.

I lënduari më pas me automjetin e ndihmës së shpejtë është transferuar në ISHP Spitali i Përgjithshëm Strumicë , ku edhe krahas ndihmës së ofruar mjekësore u është nënshtruar plagëve.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments