Thursday, April 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeShëndetësiPezullohet prodhimi i Nutella-së

Pezullohet prodhimi i Nutella-së

Prodhuesi i kremit prej çokollate, kompania ”Ferrero”, në Villers-Ecalles, në veri të Francës, prej gjashtë ditësh vijon të jetë e bllokuar nga punonjësit pas kërkesave për rritje të pagës, bëhet sot e ditur nga burime të sindikatave.

‘’Njëqind e gjashtëdhjetë punonjës janë në grevë që nga e hëna e kaluar. Asnjë kamion nuk hyn as del nga fabrika që nga kjo datë’’, deklaroi për median, Fabrice Canchel, përfaqësues i sindikatës Forca e Punonjësve (FO), duke specifikuar se po fillon të ketë mungesa në lëndët e para.

I kontaktuar nga media, grupi italian ”Ferrero” nuk ishte i disponueshëm për momentin.

Prodhimi i ”Kinder Bueno” është ndërprerë që nga e marta.

Në të katër linjat e prodhimit të Nutella-s, vetëm njëra punon ende në kuotën e 20% të kapacitetit.

‘’Në kuadër të negociatave të përvitshme të detyrueshme, ne kërkojmë një rritje të përgjithshme vjetore të pagave në nivelin e 4,5% si dhe pagesën e një shpërblimi prej 900 euro’’, deklaroi Canchel i cili denoncoi gjithashtu kushtet e pafavorshme të punës.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments