Wednesday, April 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeShëndetësiPërkëdheljet janë ilaç për fëmijët

Përkëdheljet janë ilaç për fëmijët

Përkëdheljet e ëmbla janë shumë të rëndësishme për të gjithë, veçanërisht për fëmijët. Një studim i universitetit Oxford ka zbuluar se ato ndikojnë si të ishin ilaç natyral edhe në raste dhimbjesh. Rezulton se janë në gjendje të reduktojnë tek të vegjlit deri në 40% perceptimin e dhimbjeve.

Studiuesit janë përqendruar tek fëmijë të shtruar në spital. Ata kanë ndjekur dhe monitoruar aktivitetin cerebral të 32 për qind të tyre gjatë procesit të marrjes së analizave të gjakut. Një pjesë përkëdheleshin me një penel gjatë procesit dhe ky grup shfaqte 40% më pak aktivitet të dhimbjes në tru në krahasim me grupin tjetër.

Prekja duket se është shumë më e fuqishme nga sa mendohej dhe pa efekte anësore specifikojnë studiuesit, të cilët shpjegojnë se pavarësisht se prindi ka intuitë në përkëdheljet e fëmijëve të tyre, shpejtësia optimale mund të jetë 3 cm në sekondë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments