Wednesday, April 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionPër vëllezërit shqiptarë të BDI-së!

Për vëllezërit shqiptarë të BDI-së!

Për vëllezërit shqiptarë të BDI-së!

Ajo që ndodhi mbrëmë në Strugë tejkaloi normat e një fushate elektorale, ajo ishte shkelje mbi nderin dhe dinjitetin e votuesit shqiptar e veçanërisht atij të BDI-së.

Një faqe e zezë në historinë e shqiptarëve në Maqedoni që do ngelë edhe pas zgjedhjeve dhe kurrë nuk do shlyhet pa marrë parasysh se kush i fiton ato.

Sinqerisht më vejn keq për shumë shokë dhe miq që për ndonjë arsye të tyren janë simpatizantë apo edhe strukturë e BDI-së, e di që ato ndjehen të torturuar më shumë se kushdo tjetër për veprimet e krerëve të partisë së tyre, prandaj i ngushlloj. Shqiptarëve akoma nuk u janë tharë plagët e shkaktuara nga Ljube Boshkovski, ndërsa Ali Ahmeti na solli atë në Strugë që të na kërkoi që të mos e votojmë Ziadin Selën.Çfarë tragjedie dhe goditje morale për popullin tonë!!!

Vëllezërit shqiptarë të BDI-së, ato shqiptarë që nuk u është bërë gjaku ujë më 29 Tetor kanë një mundësi të madhe që të votojnë për çlirimin e BDI-së, duke ndëshkuar uzurpatorët e kësaj partie që për 15 vite kanë konsumuar rininë e aktivistëve dhe simpatizantëve të tyre për tu pasuruar vetë dhe familjarisht, 15 vjetë të njejtat figura në kurriz të djemve dhe vajzave të reja shqiptare që pa rezervë i kanë mbështetur.

Të dashur shokë dhe miq. Ne përsëri bashkë do ta festojmë 28 Nëntorin, do të shkojmë në Tiranë me një flamur për kombëtaren, do bëjmë tifo për Shkëndijën… sigurisht pa Boshkovskin dhe Zaevin sepse e dimë se ata kanë në zemër tjetër gjë.

Këto zgjedhje janë historike, votoni që të jetoni me ndërgjegje të pastër, kundër të preferuarve të Ljube Boshkovskit dhe Zoran Zaevit, mbështetja e tyre ka një çmim që shtrejntë do ta paguajmë ne bashkë.

Ndërsa ata që ua devijuan rrugën, u turpëruan dhe u nënçmuan, ta dinë mirë se jo me Gruevskin, Zaevin, Boshkovskin por edhe me Djallin të bëhen aleatë, kurrë nuk do të mund ta mposhtin vullnetin e popullit shqiptar sado pushtet dhe para të kenë.
Faton Arifi

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments