Thursday, March 28, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionPendarovski e Siljanovska kërkojnë votën e shqiptarëve

Pendarovski e Siljanovska kërkojnë votën e shqiptarëve

Pendarovski e Siljanovska kërkojnë votën e shqiptarëve

Një ditë pas raundit të parë zgjedhor, dy kandidatët të cilët do të garojnë në raundin e dytë, janë fokusuar në gjah të votave të Blerim Rekës. Kandidati i pushtetit, Stevo Pendarovski nga sot ka nisur fushatën duke i bërë thirrje votuesve shqiptar që ta mbështesin atë në raundin e dytë me qëllim që të mos fitojë, siç thotë ai, opsioni i bllokimit të proceseve euroatlantike.

Deklarata e mbrëmshme e Blerim Rekës më pëlqeu i cili tha se secili nga votuesit e tij janë individë me të drejtë të vendosin vetë dhe të votojnë siç duan ata. Mendoj që të gjithë ne duhet ta mbrojmë këtë qëndrim”-pohoi Stevo Pendarovski, kandidat për president.

Opozita maqedonase gjithashtu synon votat e opozitës shqiptare. Sipas Igor Janushev, të gjithë qytetarët duhet t’i bashkohen konceptit të Gordana Siljanovskës.

I bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve duke mos i ndarë në asnjë bazë të mundshme. I bëjmë thirrje të gjitha partive politike, organizata, shoqata dhe persona fizik”-theksoi Igor Janushev, sekretar i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së.

BDI e cila u akuzua se ka bojkotuar procesin zgjedhor, nuk pranon një gjë të tillë. Sipas shefit të shtabit zgjedhor të kësaj partie, Izet Mexhiti thotë se dallimin mes Pendarovskit dhe Siljanovskas e bëri BDI, duke garantuar se të njëjtën do ta bëj edhe ne raundin e dytë.

BDI ka mbështetur Pendarovskin dhe pikërisht votat e BDI-së janë arsye pse Pendarovski prinë si kandidat në nivel republikan. Tashme është shumë e qartë se Aleanca dhe zotëri Reka kanë dalë me kandidaturë në këtë zgjedhje vetëm për ta ndihmuar Siljanovskan dhe për ta ndihmuar VMRO-DPMNE-në të kthehet në skenë”-pohoi Izet Mexhiti, shef i shtabit zgjedhor, BDI.

Sipas Mexhitit, BDI nuk ka humbur legjitimitetin tek shqiptarët, pasi sipas tij zgjedhjet presidenciale nuk janë relevante për të matur një gjë të tillë. Ai shton se në Dibër u dëshmua se cili opsion politik gëzon legjitimitetin e shqiptarëve. Aleanca për Shqiptarët, Lëvizja Besa dhe kandidati Blerim Reka që në paraqitjen e para pas përfundimit të procesit zgjedhor qartësuan se nuk kanë për qëllim të orientojnë apo urdhërojnë trupin votues për kë të votojnë, duke mohuar çdo pazar të mundshëm me cilën do palë.

Adrian Kerimi

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments