Tuesday, April 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeSliderPas tre viteve “KF LIRIA”e Zagraçan-Shumit ngjitet në Ligën e tretë (FOTO)

Pas tre viteve “KF LIRIA”e Zagraçan-Shumit ngjitet në Ligën e tretë (FOTO)

Pas tre viteve pritje, KF LIRIA më në fund ja ka arritur qëllimit, ngjitjet në Ligën e 3 – të Jugperëndimore të Maqedonisë.

Në tre viteve të kaluara, skuadra jonë edhe pse ishte në krye të klasifikimit pêr çdo vit, në fund në Play-off, ishte skuadra që humbiste, një herë në finale kundër Struga Trim&Lum dhe vitin e ardhshëm pikërisht në finale kundër Oktisit, po atë vit, Lirisë ju dha edhe një tjetër mundësi, për të luajtur në Play-off me Voskën, por përsëri nuk ja arritën qëllimit.

Ashtu siç thotë dhe populli: “E treta e vërteta” ndodhi dhe këtë vit për KF Lirinë, të cilët sot, me rezultat 4-1 arritën që të fitojnë në finalen e Play-Off kundër Lozhanit dhe të sigurojnë pjesëmarrjen për në Ligën e tretë të Maqedonisë sezonin e ardhshëm.

Gjatë gjithë ndeshjes skuadra jonë ishte dominuese. Goli i avantazhit për tanët erdhi në minutën e 30-të të ndeshjes, me autor Betim Etemi. Valdrin Zhaku, dyfishonë rezultatin në fundin e pjesës së parë. Me rezultat 2-0 përfundonë edhe pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, LIRIA shënonë edhe dy gola të tjerë, sëpari për 3-0 shënonë përsëri Betim Etemi dhe për 4-1 Jetmir Mimini.

Duhet të theksohet se në minutat e fundit të ndeshjes, portjeri jonë Fitim Dalipi, priti një penallti.

Me këtë fitore, LIRIA në mënyrë direkte siguronë kualifikimin për një ligë më lartë, nga aty ku ishte larguar 4 sezone më parë.

Urime stafit, lojtarëve dhe të gjith banorëve të Zagraçanit dhe Shumit.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments