Pagat e mjekëve në Maqedoni, arrihet marrëveshje mes sindikatës dhe ministrisë
Shëndetësi, Slider

Pagat e mjekëve në Maqedoni, arrihet marrëveshje mes sindikatës dhe ministrisë

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se kanë arritur marrëveshje me Sindikatat e të Punësuarve në Qendrën Klinike për rritjen e pagave të punonjësve shëndetësor.

Në njoftimin e ministrisë nuk ka detaje mbi përqindjen e rritjes së pagave dhe nëse ajo rritje çon drejt përmbushjes së plotë të premtimit të Qeverisë por vetëm thuhet se gjatë vitit të ardhshëm të gjithë të punësuarit shëndetësor do të marrin paga më të larta.

Marrëveshja vjen pas takimit të kryeministrit dhe sindikatave, pasi këto të fundit për ditë me radhë ngritën zërin për rritjen e pagës së tyre.

December 27, 2018

Struga Ekspres